Reshjet e shiut e vështirësojnë rikuperimin pas tërmetit në Mianmar në të cilin jetën e humbën mbi 3.500 persona
- Numri i të vdekurve në tërmetin me fuqi prej 7,7 ballë sipas Rihterit që e goditi Mianmarin para 10 ditëve u rrit në të paktën 3.514, ndërsa edhe 210 persona ende konsiderohen të zhdukur, tregojnë të dhënat e publikuara sot nga qeveria ushtarake e Mianmarit.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:49, 7 prill, 2025

Bangkok, 7 prill 2025 (MIA) - Numri i të vdekurve në tërmetin me fuqi prej 7,7 ballë sipas Rihterit që e goditi Mianmarin para 10 ditëve u rrit në të paktën 3.514, ndërsa edhe 210 persona ende konsiderohen të zhdukur, tregojnë të dhënat e publikuara sot nga qeveria ushtarake e Mianmarit.
Më së shumti viktima janë paraqitur në dhe rreth Mandalejit, qyteti i dytë për nga madhësia në vend, ku janë konfirmuar mbi 2.100 raste të vdekjes.
Përpjekjet për ndihmë janë vështirësuar seriozisht nga reshjet e rrëmbyeshme të shitu dhe erës, të cilat i dëmtuan tendat dhe institucionet e improvizuara mjekësore të vendosura nga ekipet ndërkombëtare. Meteorologët paralajmërojnë për rerziqe të shtuara nga vërshimet dhe rrëshqitja e dheut, siç po afron sezoni i reshjeve, transmetoi DPA.
Autorietet i shpallën të përfunduara operacionet për kërkim dhe shpëtim, duke e zhvendosur fokusin në rikuperim dhe pastrim. Raportet tregojnë se morgjet janë përplot, me kremim masiv në sipërfaqe të hapura.
Situatën e komplikojnë goditjet e shpeshta të njëpasnjëshme dhe ndërprerja e internetit, të cilat e çrregullojnë komunikimin dhe koordinimin e ndihmës.
Dëmi në disa rajone është katastrofal, me deri 80 për qind të infrastrukturës së shkatërruar në qytetin Sagaing, sipas gazetës The Irrawaddy. Situata humanitare mbetet tejet e rëndë, posaçërisht për popullatën e ndjeshme. ab/
Foto: DPА