• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Reshjet e mëdha të shiut shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në Japoni: Shtatë të vdekur, shtatë të zhdukur

Reshjet e mëdha të shiut shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në Japoni: Shtatë të vdekur, shtatë të zhdukur

Tokio, 23 shtator 2024 (MIA) - Shtatë persona kanë vdekur pasi reshjet e mëdha të shiut shkaktuan rrëshqitje të dheut dhe përmbytje në Japoni.

Në prefekturën Ishikava, gjithashtu, po kërkohen edhe shtatë persona tjerë, të cilët rezultojnë të zhdukur. Në këtë zonë, shumë shtëpi u përmbytën, kumtoi servisi informativ publik NHK. Disa ndërtesa u rënuan nga lumenjtë e derdhur.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për personat e zhdukur në disa qytete dhe fshatra.

Disa qytete në prefekturë ishin në nivelin më të lartë të alarmit për reshje të mëdha gjatë fundjavës.

Në Suzu, autoritetet deklaruan se një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ishte zhdukur nga përmbytjet. Në Vaxhima, rrëshqitja e dheut ka mbytur dy persona në një vendndërtim pranë tunelit Nakja. Dhjetë persona tjerë u shpëtuan", raportoi NHK.

Rreth 50,8 cm shi ka rënë në rajon në tre ditët e fundit, shtuan personat zyrtarë.

Zona ende është duke u rikuperuar nga tërmeti i 1 janarit, i cili la më shumë se 200 të vdekur. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR