• e hënë, 23 dhjetor 2024

Reshjet e fundit e ruajtën nivelin e mirë të ujit në akumulimet në Strumicë

Reshjet e fundit e ruajtën nivelin e mirë të ujit në akumulimet në Strumicë
Striumicë, 17 qershor 2022 (MIA) – Reshjet e fundit e mbajtën nivelin e mirë të ujit në të gjitha akumulimet në Strumicë. Ne kemi mjaftueshëm sasi të ujit për pije dhe ujitje, ndërsa sipërfaqet prej rreth 2 mijë hektarë po ujiten në mënyrë të vazhdueshme. Sipas matjeve të fundit, dy pendët më të mëdha “Turija” dhe “Vodoça” janë më shumë se gjysma të mbushura. “Në “Turija” kemi 32 milion metra ujë nga gjithsej 50 milion, ndërsa në “Vodoça” ka mbi 14,5 milion nga kapaciteti i përgjithshëm prej 26 milion metra kub ujë. Akumulimet më të vogla “Markova”, “Illovica” dhe “Novosellka” janë të mbushura”, informoi Llazo Gjorjgiev, drejtor i SHA “Ujësjellësi i Maqedonisë” – dega “Fusha e Strumicës” – Strumicë. Ai apelon deri te bujqit dhe qytetarët e pavetëdijshëm të mos mbyllin kanalet dhe shtretërit e lumenjve me hedhjen e mbetjeve bujqësore, siç po ndodh në “Illoviçka”, në dalje të fshatit Illovica, por edhe në lokacione tjera. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR