• e shtunë, 29 qershor 2024

Reshje të rrëmbyeshme në Kavadar, zjarrfikësit po pompojnë ujin nga disa vende kritike

Reshje të rrëmbyeshme në Kavadar, zjarrfikësit po pompojnë ujin nga disa vende kritike
Kavadar, 24 gusht 2022 (MIA) – Shirat e rrëmbyeshëm kanë përfshirë sonte qytetin e Kavadarit, zjarrfikësit po e pompojnë ujin nga disa vende kritike. Këtë informacion e konfirmuan për MIA-n nga Njësia Territoriale  Zjarrfikëse. Prej atje tani për tani nuk mund të japin më shumë hollësi për pasojat e motit të lig. "Nga DPHM-ja njoftojnë se moti i lig me shi të rrëmbyeshëm më intensiv, shkarkime elektrike dhe erë të fortë nga pjesët lindore të Maqedonisë së Veriut po lëviz drejt pjesëve perëndimore dhe pritet t'i përfshijë rajonin  e Tikveshit dhe Pellagonisë, ndërsa më vonë në orët e mbrëmjes edhe pjesë të luginës së Shkupit do të përfshihen nga moti i lig me shi të rrëmbyeshëm, shkarkime të forta elektrike, erë e fortë dhe paraqitje e mundshme e breshërit", njoftuan  sonte nga QMK-ja. Kavadari dhe Negotina ishin komunat  të cilat para disa ditëve u përfshinë nga moti i keq. Në Kavadar kishte bodrume të përmbytura, ndërsa në Negotinë disa shtëpi kishin kulme të dëmtuara, kishte pemë të rrëzuara dhe për një kohë ishte bllokuar rruga Dubrovë-Vojsanc. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR