• e martë, 24 dhjetor 2024

Republikanët zhvilluan një debat të nxehtë partiak, pa Trampin

Republikanët zhvilluan një debat të nxehtë partiak, pa Trampin

Uashington, 24 gusht 2023 (MIA) - Disa pretendentë për nominimin presidencial republikan shkëmbyen goditje të forta gjatë debatit të tyre të parë partiak mbrëmë, duke luftuar për të përfunduar në vendin e dytë pas favoritit të padiskutueshëm, ish presidentit Donald Tramp, i cili nuk mori pjesë në debat.

Në të njëjtën kohë, gjashtë nga tetë kandidatët deklaruan se do të mbështesin ish-presidentin si kandidat republikan për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024, edhe nëse ai dënohet për një vepër penale.

Ish-zëvendëspresidenti Majk Pens, Guvernatori i Floridës Ron DeSantis, ish-guvernatori i Karolinës së Jugut Niki Hejsli, senatori Tim Skot, sipërmarrësi i teknologjisë Vivek Ramasvami dhe Guvernatori i Dakotës së Veriut Doug Bergam ngritën duart për të mbështetur Trampin. Vetëm ish-guvernatori i Nju Xhersit, Kris Kristi dhe ish-guvernatori i Arkansas, Ejç Haçinson e kritikuan Trumpin për përpjekjen për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 dhe nuk ngritën duart.

Sondazhet tregojnë se shumica e republikanëve besojnë se akuzat kundër Tramp janë të motivuara politikisht, duke e bërë të vështirë për rivalët e tij që të sulmojnë ish-presidentin në këtë kuptim. ls/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR