• e martë, 24 dhjetor 2024

Republikanët në debatin e katërt, përsëri pa Trampin

Republikanët në debatin e katërt, përsëri pa Trampin

Uashington, 7 dhjetor 2023 (MIA) - Në debatin e katërt republikan, në kuadër të garës për nominim të presidencial, mori pjesë guvernatori Ron de Santis, ish ambasadorja e Kombeve të Bashkuara Niki Hejli, sipërmarrësi Vivek Ramasvami dhe ish guvernatori i Nju Xhersit, Kris Kristi. 

Në debat edhe këtë herë nuk mori pjesë ish presidenti amerikan Donald Tramp. Në vend që të jetë në ngjarje të mbajtur në Tuskalosa, Alabama, ai ka qenë në Florida duke mbledhur fonde për fushatën e tij. 

Aborti, temë e cila shpesh përmendet në debatet e republikanëve, nuk ishte në rend dite edhe pse të gjithë të pranishmit ishin për ndalimin e së drejtës për të ndërprerë shtatzëninë në nivel federal. Pavarësisht dy të shtënave masive në Nevada dhe Teksas, kandidatët nuk diskutuan për dhunën me armë në Amerikë. Ndryshimet klimatike nuk ishin objekt i shumë diskutimeve, me përjashtim të deklaratës përmbyllëse të Ramasvamit, në të cilën ai e quajti luftimin e efekteve të ndryshimeve klimatike "çështje të madhe" që duhej diskutuar. 

Siç vlerësojnë mediat, debati tregoi se sa është i fuqishëm ndikimi i Trampit në Partinë Republikane.

“Beteja për vendin e dytë është bërë humbja më e madhe e kohës, parave dhe energjisë që politika ka parë ndonjëherë”, tha Karolin Livit, zëdhënëse e organizatës "Bëjeni Amerikën përsëri të madhe" të cilën e mbështet Donald Tramp.

Në janar në Ajova do të mbahen zgjedhjet e para brendapartiake për kandidatët republikan për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR