• e hënë, 23 dhjetor 2024

Republikanët e nominuan Tom Emer për spiker të Dhomës përfaqësuese

Republikanët e nominuan Tom Emer për spiker të Dhomës përfaqësuese

Uashington, 24 tetor 2023 (MIA) - Republikanët e nominuan Tom Emerin sot për të zëvendësuar spikerin e rrëzuar të Dhomës përfaqësuese të SHBA-së, duke i mbështetur shpresat e tyre për t'i larguar ata nga kaosi disa javësh që ka paralizuar Uashingtonin.

Emer doli si fitues nga një sërë votimesh të fshehta, njoftoi kryesuesja e konferencës Elis Stefanik.

U deshën pesë raunde votimi për të arritur një konsensus.

Emer e fitoi nënkryetarin e Konferencës së republikanëve në Dhomën përfaqësuese, Majk Xhonson.

Për rreth tre orë, kandidatët u refuzuan me votim të brendshëm ose u tërhoqën.

Emer tani duhet të marrë 217 vota në Dhomën përfaqësuese për t'u bërë kryetar. ls/ 

/

QËNDRONI TË LIDHUR