• e premte, 20 dhjetor 2024

“Reporterë pa kufij”: Izraeli tenton t'i paraqesë gazetarët në Gazë si "terroristë"

“Reporterë pa kufij”: Izraeli tenton t'i paraqesë gazetarët në Gazë si

Paris, 18 nëntor 2024 (MIA) - Drejtori i përgjithshëm i organizatës joqeveritare "Reporterë pa kufij", Tibo Brutin deklaroi se shqetëson fakti se Izraeli po përpiqet të paraqesë gazetarët në Rripin e Gazës si "terroristë".

Brutin këtë e deklaroi në Gjenevë, ku erdhi për të marrë pjesë në një program lidhur me vrasjen e një gazetari në Rripin e Gazës i cili ka qenë nën sulme intensive izraelite që nga 7 tetori i vitit të kaluar.

Ai deklaroi se gazetarët në Gazë po përballen me kërcënime jashtëzakonisht shqetësuese.

"Absolutisht është krejt e pazakontë që një zonë e tillë të jetë e mbyllur për mediat ndërkombëtare. Të gjitha lajmet mbështeten te gazetarët lokalë palestinezë të cilët si civilë janë në rrezik dhe në shënjestër. Kjo është arsyeja pse ne jemi shumë të shqetësuar për atë që po ndodh atje", tha Brutin.

Theksoi se përgjegjësia primare e bashkësisë ndërkombëtare "është të ushtrojë presion mbi Izraelin dhe armatën e tij për të ndryshuar politikën e tij".

Ai tha se është fakt se Izraeli nuk ka ndërmend të mbrojë gazetarët.

Duke theksuar se Izraeli jo vetëm që kishte dështuar t'i mbronte ata, Brutin tha se ata kishin arsye të besonin se një numër i konsiderueshëm prej rreth 140 gazetarësh janë vrarë dhe ka qenë cak nga armata izraelite. rq/

Foto: Piksabej

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR