• e premte, 05 dhjetor 2025

Renie: Paralajmërimi i SHBA-së për tërheqjen e ushtarëve nga Evropa Lindore nuk ndryshon asgjë, BE-ja ka një plan të qartë për mbrojtjen e saj

Renie: Paralajmërimi i SHBA-së për tërheqjen e ushtarëve nga Evropa Lindore nuk ndryshon asgjë, BE-ja ka një plan të qartë për mbrojtjen e saj

 Bruksel, 29 tetor 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian i ka të njohura planet e SHBA-së për uljen e numrit të ushtarëve amerikanë të stacionuar në vendet evropiane në krahun lindor të NATO-s, por ka rrugën e vet të qartë dhe vizionin e vet të qartë kur bëhet fjalë për mbrojtjen e Evropës, deklaroi sot zëdhënësi për Mbrojtje i Komisionit Evropian, Toma Renie.

 "Kjo nuk ndryshon asgjë në planet tona shumë të qarta kur bëhet fjalë për Udhërrëfyesin për Mbrojtje që e prezantuam dhe katër modelet kryesore kryesore të theksuara në të, përfshirë iniciativën "Roja e Krahut Lindor", tha Renie.

Ai shtoi se BE-ja dëshiron të fillojë me realizimin e kësaj iniciative në tremujorin e parë të vitit 2026, duke e bërë atë funksionale përgjatë krahut lindor të Evropës deri në fund të vitit. 

 "Pra, kemi një Udhërrëfyes të qartë, rreth të cilit diskutuan liderët e BE-së në Këshillin e fundit Evropian dhe do të vazhdojmë të punojmë mbi të", shtoi Renieri.

Një pyetjeje shtesë nëse pas paralajmërimit për tërheqjen e disa ushtarëve amerikanë, BE-ja po planifikon ndryshime në Udhërrëfyesin e saj për gatishmërinë mbrojtëse, Renie u përgjigj se Unioni po bashkëpunon ngushtë me partnerët e saj të NATO-s dhe me Ukrainën, por kur bëhet fjalë për mbrojtjen, ka planin e vet mbi të cilin po punon së bashku me vendet anëtare. 

"Gjithsesi gjithmonë do ta bëjmë këtë së bashku me partnerët tanë të NATO-s dhe gjithsesi që do të vazhdojmë të punojmë me partnerë me të njëjtat mendime, por kur bëhet fjalë për Evropën dhe vetëm për Evropën, këtu kemi një vizion që është përcaktuar në Udhërrëfyes", theksoi Renie.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Anuar El Anuni, ndërkaq, theksoi se Evropa duhet të jetë përgjegjëse për mbrojtjen e vet, si pjesë e një sigurie të fortë transatlantike, e cila do të jetë plotësisht në përputhje me NATO-n. 

  Ai theksoi se në Samitin e javës së kaluar, liderët e BE-së konfirmuan vendosmërinë e tyre për të dhënë rezultate me ritmin dhe shkallën e nevojshme, në mënyrë që Evropa të jetë më e pajisur për të vepruar dhe për t'u përballur me sfidat dhe kërcënimet e menjëhershme dhe të ardhshme me të cilat përballet.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR