Renie: KE-ja për momentin nuk debaton për pezullim të Iks-it
- – Në Komisionin Evropian për momentin nuk bisedohet për pezullim të rrjetit social Iks, deklaroi zëdhënësi i KE-së për sovranitet teknologjik, mbrojtje, Hapësirë dhe hulumtim, Toma Renie.
- Post By Fitore Curri
- 13:47, 7 janar, 2025
Bruksel, 7 janar 2025 (MIA) – Në Komisionin Evropian për momentin nuk bisedohet për pezullim të rrjetit social Iks, deklaroi zëdhënësi i KE-së për sovranitet teknologjik, mbrojtje, Hapësirë dhe hulumtim, Toma Renie.
“Ende jemi të pranishëm në Iks”, theksoi Renie në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve nëse KE-ja po mendon të ndalojë me shfrytëzimin e kësaj platforme, në kushte kur pronari i saj, Elon Mask “agjiton në interes të të djathtës ekstreme në Evropë”.
Renie theksoi se Ligji për Shërbime Digjitale (DSA) i mundëson edhe BE-së që të përgjigjet në problemet me ndikimin ndaj zgjedhjeve në vendet evropiane, si dhe se Unioni ka edhe instrumente të tjera për mbrojtje të demokracisë dhe proceseve zgjedhore.
“Vazhdimisht kërkojmë mënyra përmes të cilave mundemi ta fuqizojmë arsenalin tonë të tanishëm ligjvënës, por ka edhe mjete të tjera të cilat i kemi në dispozicion”, tha Renie.
Sipas tij, DSA në të kaluarën u dëshmua si mjet shumë efikas për përgjigje të një numri të madh të rreziqeve shoqërore, jo vetëm për proceset zgjedhore, por edhe për mbrojtje të të miturve dhe të sferave të tjera në shoqërinë evropiane. fc/
Fotografia: Skrinshot