• e shtunë, 23 nëntor 2024

REL: Liderët e BE-së në samit do të kërkojnë deeskalim të menjëhershëm të Kosovës

REL: Liderët e BE-së në samit do të kërkojnë deeskalim të menjëhershëm të Kosovës

Beograd, 21 qershor 2023 (MIA) - Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në samitin e ardhshëm do të bëjnë thirrje për deeskalim të menjëhershëm të situatës në veri të Kosovës, njoftoi Radio Evropa e Lirë.

Në samitin më 29 dhe 30 qershor, liderët do të diskutojnë për tensionet mes Beogradit dhe Prishtinës dhe duhet të arrijnë në konkluzione.

Sipas draft-konkluzioneve, në të cilat Radio Evropa e Lirë kishte qasje, 27 krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së do të dënojnë incidentet e dhunshme në pjesën veriore të Kosovës dhe do të bëjnë thirrje për një deeskalim të menjëhershëm të situatës, bazuar në propozimin e paraqitur nga Unioni.

“Si hap tjetër, është e nevojshme: vazhdimi i dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dështimi për të ulur tensionet do të ketë pasoja negative”, thuhet në draft-konkluzionet që liderët duhet t'i miratojnë në fund të samitit.

Për tensionet në Kosovë do të diskutohet edhe në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së më 26 qershor në Luksemburg. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR