• e martë, 26 nëntor 2024

Rekordi i ndotjes së ajrit në Nju-Delhi - 60 herë mbi pragun maksimal

Rekordi i ndotjes së ajrit në Nju-Delhi - 60 herë mbi pragun maksimal

Nju-Delhi, 18 nëntor 2024 (MIA) -  Ndotja e ajrit në Nju Delhi këtë mëngjes ka arritur 60 herë më shumë se pragu maksimal i vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), tregojnë matjet e kryera nga kompania IQAir.

Përqendrimi i mikrogrimcave PM2,5 (më i rrezikshmi sepse futen në gjak) i matur mëngjesin e sotëm në pika të caktuara matëse në metropolin ku jetojnë rreth 30 milionë njerëz, është 907 mikrogramë për metër kub ajër.

Shumica e shkollave në zonë janë mbyllur sot, kufizimet e trafikut janë zbatuar dhe rekomandohet puna në distancë deri në njoftimin e dytë.

Çdo dimër, Nju-Delhi përballet me majat e ndotjes të shkaktuara nga avujt toksikë nga fabrikat dhe trafiku rrugor, në të cilat në këtë kohë të vitit shoqërohen edhe nga zjarret nga djegia sezonale e tokës bujqësore.

Autoritetet lokale mbrëmë kanë aktivizuar fazën 4 të planit të tyre paralajmërues "për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të cilësisë së ajrit".

Dukshmëria ka rënë në 100 metra në Nju-Delhi dhe Çandigar, qytet në veriperëndim të kryeqytetit, por autoritetet njoftuan se fluturimet dhe trenat vazhduan të funksionojnë me vonesa të caktuara.

Trupi indian për kontrollin e ndotjes njoftoi se indeksi i cilësisë së ajrit 24-orësh të kryeqytetit (AQI) është 484, që klasifikohet si "i rëndë", që është më i larti këtë vit.

Sipas renditjes së grupit zviceran IQAir, Nju-Delhi është qyteti më i ndotur në botë me një cilësi ajri "të rrezikshme" prej 1081 dhe një përqendrim të grimcave PM2.5 - grimca me diametër 2.5 mikron ose më pak që mund të hyjnë në mushkëritë, duke shkaktuar sëmundje fatale dhe probleme me zemrën.qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR