• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rekorde të temperaturës për muajin prill në Spanjë dhe Portugali

Rekorde të temperaturës për muajin prill në Spanjë dhe Portugali

Madrid, 28 prill 2023 (MIA) - Spanja kontinentale dhe Portugalia kanë regjistruar rekorde të temperaturës për muajin prill të këtij viti - 38,8 gradë Celsius janë matur në Kordoba në jug, nd;rsa 36,9 në Mora portugeze, njoftuan sot shërbimet meteorologjike të dy vendeve.

Rekordi i temperaturës në Spanjë u mat dje në stacionin meteorologjik në aeroportin e Kordobës, njoftoi agjencia meteorologjike spanjolle Aemet në Tuiter.

Rekordi i mëparshëm daton në vitin 2011, kur ishte 38.6 gradë Celsius në Elçe në lindje të vendit.

Megjithatë, ky nuk është një rekord absolut në të gjithë Spanjën për muajin prill, sepse maksimumi historik është matur në vitin 2013 në Ishujt Kanarie, të cilat ndodhen në brigjet e Afrikës veriperëndimore - 40.2 gradë.

Këtë javë Spanja dhe Portugalia u goditën nga një valë të nxehti për shkak të një mase ajri të ngrohtë dhe të thatë nga Afrika e Veriut. Temperaturat duhet të fillojnë të bien nga fundjava.

Në Portugali dje ishte 36,9 në qytetin Mora, në qendër të vendit, njoftoi sot instituti kombëtar meteorologjik.

Pesë vende të tjera në pjesën qendrore të vendit dhe në jug tejkaluan rekordin e mëparshëm prej 36 gradësh që ishte regjistruar më 20 prill 1945 në Pinao në verilindje, tha Rikardo Deus, një klimatolog nga Instituti Portugez i Detit dhe Atmosferës. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR