• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rejnders: Kemi qenë të befasuar nga mungesa e debatit efektiv gjatë miratimit të ndryshimeve të Kodit penal

Rejnders: Kemi qenë të befasuar nga mungesa e debatit efektiv gjatë miratimit të ndryshimeve të Kodit penal

Shkup, 27 tetor 2023 (MIA) - Eurokimisari për drejtësi, Didie Rejnders thotë se kanë qenë të befasuar nga mungesa e debatit efektiv para miratimit të ndryshimeve të Kodit penal dhe paralajmëroi takime të nivelit dypalësh që të sigurojë praktikë të mirë në lidhje me hetimet dhe përndjekjen penale të rasteve të profilit të lartë, për reformat në ligjin dhe për kapacitetin për përndjekje të këtyre rasteve në të ardhmen, si dhe për situatën me Këshillin gjyqësor.

I pyetur se si është qëndrimi i Komisionit Evropian për ndryshimet e fundit të Kodit penal, duke pasur parasysh se shumë lëndë kundër një profili të lartë të funksionarëve kanë përfunduar pa aktvendime, Rejnders tha se sot kanë patur takim me të gjithë partnerët nga Ballkani Perëndimor, ndërsa në lidhje me reformat do të kenë takime në nivel dypalësh.

"Këtu ka dy-tre elementë. Së pari na habiti mungesa e debatit dhe konsultimit efektiv për një reformë të tillë. Gjatë miratimit të ndryshimeve, unë gjithmonë them se është e rëndësishme të shkëmbehen mendimet me KE-në përpara se të sillet ky lloj legjislacioni. Siç thashë, sigurisht që duhet të jemi të përmbajtur me disa vende, për të shmangur miratimin e ligjeve me flamurin evropian pas një procedure të shpejtë", tha Rejnders, në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrat e Drejtësisë së Spanjës dhe Maqedonisë së Veriut, Maria Pilar Lop Kuenka dhe Krenar Lloga.

Në mënyrë plotësuese, theksoi Rejnders, do të bisedohet edhe për efektin e këtyre ndryshimeve dhe plotësimeve, për rastet vijuese të korrupsionit të profilit të lartë

"Zvogëlimi i dënimeve dhe vjetërsimi do të thotë mosdënim. Megjithatë, ne duam të marrim përgjigje, të vazhdojnë përndjekjet penale. Kjo, kuptohet do të jetë diskutim në nivelin dypalësh. Kemi shprehur opinion, për këtë kemi shqetësim në lidhje me përndjekjet penale. Lidhur me përmbajtjen, kuptohet dëshirojmë, fillimisht që të sigurohet që të mos ngecë përndjekja penale në raste të profilit të lartë. Atë që tashmë e kemi parë muajt e fundit", deklaroi Rejnders.

I pyetur cili është vlerësimi për sistemin juridik në vend, duke pasur parasyh numrin e madh të lëndëve të ndërlidhura me krimin e organizuar, të cila janë vjetëruar dhe ende nuk kanë përfunduar, Rejnder tha se vlerësim të plotë për këtë do të japë raporti i Komisionit që do të publikohet nga fundi i muajit të ardhshëm.

Lidhur me Këshillin gjyqësor, Rejnders theksoi se është me rëndësi të organizohet proces i mirë, rekomandim që ia japin edhe vendeve-anëtare.

"Këtu, mendoj në rapotin për sundimin e drejtësisë të vendeve-anëtare. Kërkojmë edhe nga vendet-anëtare të bëjnë reforma, ndërsa të njejtën e bëjmë edhe me partnerët e Ballkanit Perëndimor", deklaroi Rejnders. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR