• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rejnders: Avancimi i sundimit të drejtësisë është kërkesë kyçe për progresin në procesin e negociatave me BE-në

Rejnders: Avancimi i sundimit të drejtësisë është kërkesë kyçe për progresin në procesin e negociatave me BE-në

Shkup, 27 tetor 2023 (MIA) - Avancimi i sundimit të drejtësisë është prioritet i përbashkët edhe për BE-në edhe për partnerët nga Ballkani Perëndimor. Kjo është vlerë fundamentale e BE-së, shtytës i procesit për aderimimin e vendeve në Union, është është kërkesë kyçe për progresin në procesin e negociatave, porositi eurokomisari për drejtësië, Didie Rejnders në konferencën e përbashkët për shtyp në Shkup me ministrat e Drejtësisë të Spanjës dhe të Maqedonisë së Veriut, Maria Pilar Lop Kuenka dhe Krenar Lloga.

Ai potencoi se përforcimi i sundimit të drejtësisë është çështje komplekse dhe kërkon përpjekje të përhershme, ndërsa KE-ja nuk ka qëllim t'i hapë negociatat me vendet partnere, të cilët më shpejt do t'i përfundojnë reformat dhe do të sigurojnë sistem jurudik transparent dhe efikas. Kjo është, tha, e realizueshme nëse ekziston besim te qytetarët dhe reformat për llogarishënie në jurisprudencë.

"Partnerët tanë nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, BeH-ja dhe Serbia kanë treguar të gjithë se janë të gatshëm t'i zbatojnë ato reforma në gjyqësor. Është e rëndësishme të vazhdohet procesi i reformave, plotësisht në përputhje me standardet e BE-së, dhe është e nevojshme të ndiqen rekomandimet e Komisionit të Venecias, OSBE-së dhe KE-së, të zbatohen reformat në të gjitha gjykatat penale, të sigurohet ndjekja penale e rasteve të profilit të lartë të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Inkurajoj të gjithë partnerët nga Ballkani Perëndimor që të angazhohen për përparim të prekshëm në këtë fushë për monitorimin e pavarur të atyre rasteve dhe zbatimin e rekomandimeve të OSBE-së", tha eurokomisari Rejnders, duke theksuar se kanë mbështetje financiare nga BE-ja për këtë qëllim.

Lidhur me progresin në aktivitetete e përbashkëta sa i përket agresionit ushtarak rus ndaj Ukrainës u përqendrua në zbatimin efektiv të masave restriktive të BE-së, ngrirje e pronës dhe përforcim i aktiviteteve koordinuese të vendeve-anëtare në lidhje me pakon BE-sanksione nga tetori. Ai me këtë rast informoi se rreth 1.400 persona ndodhen në listën e sanksioneve, mbi 20 miliardë janë euro janë ngrirë dhe mbi 200 miliardë euro janë mobilizuar vetëm në BE.

Ministrja spanjolle Kuenka theksoi se një shtet juridik duhet të ketë vazhdimësi dhe kur drejtësia fuksionon jep garanci të lirisë. Besimi në drejtësi është, shtoi ajo, ajo që lejon që vendet të rriten dhe kjo ka qenë pikat kryesore të diskutimit në sesionin e sotëm të Forumit ministror që të përforcohet besimi i qytetarëve në sistemin juridik

Ministri i Drejtësisë, Lloga thksoi se sundimi i drejtësisë është lart në axhendën e BE-së dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa reformat që i ndajmë në vazhdimësi janë në drejtim të përforcimit dhe avancimit të pavarësisë, efikasitetit dhe përgjegjësisë të sistemit juridik si parakusht mpër shoqëri stabile demokratike. Ai me këtë rast nënvizoi se rëndësia për përmirësimin e procedimit efektiv të rasteve të korrupsionit të lartë dhe krimit të organizuar shpesh është kritike për përforcimin e besimit të qytetarëve në sistemin e sundimit të drejtësisë.

“Shpreh përkushtimin tonë për arritjen e progresit në këtë fushë, përfshirë edhe zbatimin e rekomandimeve nga projekti për monitorimin rajonal të gjykimeve të OSBE-së”, tha ndër të tjera Lloga.

Forumi ministror dyditor BE - Ballkani Perëndimor për drejtësinë dhe punët e brendshme u mbajt në kuadër të Presidencës spanjolle të Këshillit të Bashkimit Evropian ku morën pjesë ministrat e drejtësisë dhe punëve të brendshme të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të vendet e BE-së që përfaqësojnë rrymën e kryesuar nga Mbretëria e Spanjës dhe dy vendet e ardhshme kryesuese, Belgjika dhe Hungaria, eurokomisarët që janë përgjegjës për punët e brendshme dhe drejtësinë, drejtorët e agjencive evropiane - Europol, Fronteks dhe Europravda, si dhe si përfaqësues të tjerë të lartë të organizatave ndërkombëtare në fushën e drejtësisë dhe të punëve të brendshme. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR