• e diel, 22 dhjetor 2024

Regjistrohen 301 raste të reja me Kovid, 192 të shëruar dhe shtatë të vdekur

Regjistrohen 301 raste të reja me Kovid, 192 të shëruar dhe shtatë të vdekur
Shkup, 18 dhjetor 2021 (MIA) - Nga 3.814 testime të bëra, janë regjistruar 301 raste të reja me Kovid-19 në 24 orët e fundit. Kanë vdekur shtatë persona, ndërsa janë shëruar 192 persona. Siç bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik, në Shkup janë regjistruar 147 raste të reja, në Prilep – 21, Kavadar – 14, Resnjë – 13, Ohër – 11, Manastir – dhjetë, Dellçevë dhe Vallandovë – nga pesë, Shtip – tetë, Veles dhe Gjevgjeli – nga shtatë, Kumanovë dhe Strumicë – nga gjashtë, Kërçovë – pesë, Negotinë, Kratovë dhe Bogdanc – nga katër, Kriva Pallankë, Radovish dhe Vinicë – nga tre, Probishtip dhe Makedonski Brod – nga dy, Berovë, Demir Hisar dhe Makedonska Kamenicë – nga një. Pjesa më e madhe e pacientëve të shëruar janë nga Shkupi – 119, nga Manastiri – 12, Kavadari – dhjetë, Ohri dhe Koçani – nga nëntë, Velesi dhe Gjevgjelia – nga gjashtë, Negotina – pesë, Kumanova dhe Resnja – nga tre, Struga dhe Demir Hisari – nga dy, Tetova, Prilepi, Sveti Nikolla, Kratova, Bogdanci dhe Dojrani – nga një. Dy nga personat e vdekur janë nga Manastiri në moshën  79 dhe 90 vjeç dhe nga një person të  ka nga Shkupi (73), Shtipi (35), Ohri (90), Kriva Pallanka (91) dhe Dellçeva (64). Të gjithë kanë vdekur në kushte spitalore. Sipas analizave epidemiologjike për momentin, në Shkup ka 2.632 raste aktive, në Kumanovë – 155,Tetovë – 85, Prilep – 380, Manastir – 429, Gostivar – 20, Veles – 169, Kavadar – 265, Shtip – 112, Ohër – 228, Strumicë – 135, Kërçovë – 80, Koçan – 67, Strugë – 26, Gjevgjeli – 97, Negotinë – 50, Sveti Nikollë – 50, Kriva Pallankë – 62, Resnjë – 61, Radovish – 55, Berovë – 33, Dibër –nuk ka, Dellçevë – 79, Vinicë – 18, Probishtip – 24, Vallandovë – 66, Kratovë – 21, Bpgdanc – 34, Demir Hisar – 28, Krushevë – 25, Makedonski Brod – 19, Makedonska Kamenicë – 25, Demir Kapi – nuk ka, Pehçevë – pesë, Dojran – katër. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 1.519.050 testime për Kovid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid në vendin tonë prej fillimit të epidemisë është 221.095.  Numri i pacientëve të shëruar është 207.755, i të vdekurve është 7.801, ndërsa numri i rasteve aktive është 5.539. ar/    

QËNDRONI TË LIDHUR