• e martë, 23 korrik 2024

Regjim i veçantë në bulevardin "Ilinden" për shkak të garës së 11-të të grave Avicena

Regjim i veçantë në bulevardin

Shkup, 9 prill 2023 (MIA) - Në organizim të Lidhjes së sporteve të Shkupit, ndërsa nën patronatin e Qytetit të Shkupit, sot do të mbahet edicioni i 11-të i Garës së femrave Avicena. Nisja dhe përfundimi i garës do të jetë në bulevardin “Ilinden”, pranë shatërvanit “Lotos”. Vrapohet një xhiro prej tre kilometrash.

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjitha anëtarët femra, pavarësisht moshës.

Sipas programit, në orën 09:40 është planifikuar gjimnastika për ngrohje, ndërsa në orën 10 fillimi i garës prej tre kilometrash. Pas shpalljes së pjesëmarrësve më të mirë do të bëhet shorti.

Ministria e Punëve të Brendshme bën të ditur se për shkak të mbajtjes së garës, në bulevardin “Ilinden” do të vendoset regjim i veçantë i qarkullimit.

Njësia për siguri në komunikacionin rrugor pranpë SPB Shkup do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit. Gara do të zhvillohet përgjatë itinerarit në vijim - nga bulevardi "Ilinden" përballë shatërvanit "Lotos" (fillimi dhe përfundimi) deri në kryqëzimin me bulevardin "8 Shtatori", ku kthehet në gjysmërreth prapa përgjatë bulevardit "Ilinden" deri në fund tek shatërvani "Lotos". mb/

QËNDRONI TË LIDHUR