Regjim i posaçëm për diplomatët britanikë në Rusi
- Moska ka njoftuar se diplomatët britanikë që punojnë në Rusi do të duhet të njoftojnë paraprakisht autoritetet për lëvizjet e tyre nëpër vend.

Moskë, 20 korrik 2023 (MIA) – Moska ka njoftuar se diplomatët britanikë që punojnë në Rusi do të duhet të njoftojnë paraprakisht autoritetet për lëvizjet e tyre nëpër vend.
Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë kumtoi se kishte thirrur ushtruesin britanik të detyrës Tom Dod për ta informuar atë mbi "procedurën e raportimit të lëvizjes së punonjësve në zyrat përfaqësuese diplomatike britanike".
Moska kumtoi se kjo masë është në përgjigje të "veprimeve armiqësore" nga Londra, aleati kryesor i Ukrainës.
Masat nuk do të vlejnë për ambasadorin britanik dhe disa diplomatë të tjerë. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s