Rebelët pretendojnë se kanë rrethuar Damaskun, armata siriane përgëngjestron
- Rebelët sirianë sot njoftuan se kanë filluar fazën përfundimtare të rrethimit të kryeqytetit Damask, pasi kanë marrë nën kontroll qytetet e afërta.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:35, 7 dhjetor, 2024
Damask, 7 dhjetor 2024 (MIA) - Rebelët sirianë sot njoftuan se kanë filluar fazën përfundimtare të rrethimit të kryeqytetit Damask, pasi kanë marrë nën kontroll qytetet e afërta.
"Forcat tona kanë nisur një ofensivë përfundimtare për të rrethuar Damaskun", deklaroi komandanti rebel Hasan Abdel Gani.
Ministria siriane e Mbrojtjes i hodhi poshtë këto pretendime si të pabaza, duke theksuar se forcat e saj ishin ende të pranishme në të gjitha pikat strategjike rreth Damaskut.
Fraksionet rebele raportohet se janë rreth 20 kilometra larg kryeqytetit pasi morën kontrollin e provincës Dera në Sirinë jugore, deklaroi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Ndërkohë, grupi radikal islamik "Haja Tahrir al-Sham" u bëri thirrje luftëtarëve të tij që të përgatiten për pushtimin e Damaskut, bëri të ditur lideri Ahmed al-Shareh.
Paralelisht, milicitë e druzëve (arabë që pretendojnë druzeizëm) i morën shumicën e bazave të forcave siriane në provincën jugore siriane Sveida, e cila kufizohet me Jordaninë.
Vetëm baza ajrore Halhala, në veri të kryeqytetit provincial Sveida, mbetet nën kontrollin e armatës.
Foto: Arkivi