Reagime të zgjedhjeve në Kroaci: Triumf historik i Millanoviqit
- Agjencitë gazetareske rajonale dhe botërore në raportet e tyre nga zgjedhjet e djeshme presidenciale në Kroaci vlerësuan se fitorja e presidentit aktual Zoran Millanoviq paraqet triumf historik, transmetoi Hina.
- Post By Sara Ademi
- 08:22, 13 janar, 2025

Zagreb, 13 janar 2025 (MIA) - Agjencitë gazetareske rajonale dhe botërore në raportet e tyre nga zgjedhjet e djeshme presidenciale në Kroaci vlerësuan se fitorja e presidentit aktual Zoran Millanoviq paraqet triumf historik, transmetoi Hina.
Agjencia austriake APA citon se presidenti aktual kroat Millanoviq me fitore të bindshme siguroi mandat të dytë. Ai në raundin e dytë të djeshëm të zgjedhjeve hyri me një avantazh të madh para kundërshtarit të tij konservator Dragan Primorac dhe arriti një triumf historik. Asnjë president kroat nuk është zgjedhur kurrë me mbështetje mbi 70 për qind dhe Milanoviç fitoi me 74.5 për qind, raporton agjencia austriake.
Në fushatën elektorale, politikani 58-vjeçar u mbështet në biletën e provuar të mandatit të tij të parë me slloganin "Presidenti për Presidentin" dhe u paraqit si e vetmja pengesë që do të mbronte vendin nga marrja e plotë e pushtetit nga kryeministri konservator Andrej Plenkoviç dhe HDZ e tij.
Duke i'u referuar rezultateve të komisionit zgjedhor, STA sllovene njofton se Zoran Millanoviq ka 700.000 vota më shumë se Dragan Primorac, kandidati i mbështetur nga HDZ qeveritare. Primorac fitoi 379.201 vota, me të cilën arriti rezultatin më të keq në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Millanoviq dje e arriti rezultatin më të mirë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që nga pavarësia e Kroacisë. Para tij rekordin e kishte thyer Stjepan Mesiq, i cili në vitin 2005 në raundin e dytë fitoi pak më shumë se 66 për qind të votave, shkruan agjencia sllovene STA.
Tanjug lajmëroi se Zoran Millanoviq është rizgjedhur për president të Kroacisë me rezultat historik prej 74,66 për qind të votave. Kundërkandidati i tij në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale Dragan Primorac (HDZ) sipas rezultateve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) ka fituar 25,34 për qind të votave, ndërsa në votim kanë dalur 44,15 për qind e votuesve.
Agjencia franceze AFP njofton se presidenti kroat Zoran Millanoviq - socialist me theks populist - ishte rizgjedhur me shumicë të madhe të dielën, duke i shkaktuar goditje partisë së djathtë konservatore HDZ që udhëheq qeverinë. Rezultati është edhe një goditje për HDZ-në dhe kryeministrin Andrej Plenkoviq, rival i përjetshëm politik i Millanoviqit, pas një skandali të madh korruptues në nëntor.
Edhe pse autorizimet e presidentit janë kufizuar, kroatët e përjetojnë Millanoviqin si garancion të ekuilibrit politik, përfundon AFP.
Beta thekson se kandidati i HDZ-së në pushtet Primorac, i cili sot ishte mposhtur bindshëm në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, nuk e ka uruar fituesin e zgjedhjeve, president aktual dhe kandidat i Partisë socialdemokrate opozitare (SDP). Millanoviq. Në fjalimin e tij në selinë e tij zgjedhore, Primorac tha se kishte dhënë gjithçka dhe falënderoi HDZ-në, udhëheqjen e partisë dhe veçanërisht presidentin dhe kryeministrin e HDZ-së, Andrej Plenkoviq, për mbështetjen e tyre. sa/
foto: Skrinshot Indeks.hr