• e diel, 22 dhjetor 2024

Reagim i MPJ-së ukrainase në lidhje me ekzekutimin e një pengu nga ana e ushtrisë ruse

Reagim i MPJ-së ukrainase në lidhje me ekzekutimin e një pengu nga ana e ushtrisë ruse

Shkup, 12 prill 2023 (MIA) - Ministria ukrainase e Punëve të Jashtme sot reagoi për xhirimet e publikuara në internet, në të cilat tregohet se si forcat ruse ekzekutojnë një peng ukrainas. 

"Armata e federatës ruse vazhdon të kryejë krime të ashpra të luftës në Ukrainë. Jemi të tmerruar nga videoja e cila u paraqit më 11 prill në të cilën shihet se si ushtarë rusë ekzekutojnë një peng ukrainas. Duke pozuar para kamerës, xhelatët rusë me cinizëm të veçantë ia marrin jetën një njeriu", theksohet në reagimin e MPJ-së ukrainase, e transmetuar përmes Ambasadës së Ukrainës në Shkup.

Ministria ukrainase kërkon që Zyra e Prokurorit në Gjykatën Ndërkombëtare Penale "t'i kushtojë rëndësi edhe një krimi të ushtarëve rusë në kontekst të hetimit të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit të kryer nga qytetarë të Rusisë në territorin e Ukrainës".

Nga atje porosisin se të gjithë personat e përfshirë në krimet në Ukrainë - si udhëheqësia më e lartë e Rusisë, ashtu edhe ekzekutuesit e drejtpëdrejt - do të dënohen pa kushte. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR