Raundi i parë i bisedimeve mes Hamasit dhe Izraelit në Egjipt përfundoi në atmosferë pozitive
- Raundi i parë i bisedimeve indirekte mes Izraelit dhe Hamasit në Egjipt përfundoi në një "atmosferë pozitive", njoftoi këtë mëmgjes televizioni shtetëror egjiptian.
- Post By Qefsere Abduli
- 09:52, 7 tetor, 2025
Kajro, 7 tetor 2025 (MIA) - Raundi i parë i bisedimeve indirekte mes Izraelit dhe Hamasit në Egjipt përfundoi në një "atmosferë pozitive", njoftoi këtë mëmgjes televizioni shtetëror egjiptian.
Pritet që bisedimet mes Hamasit dhe ndërmjetësuesve në Sharm el Sheik të vazhdojnë gjatë ditës.
"Ndërmjetësuesit e Egjiptit dhe Katarit punojnë nga të dyja anët për të krijuar një mekanizëm për lirimin e të gjithë pengjeve në këmbim të të burgosurve", njoftoi më herët televizioni Al-Kahra Njuz në Kajro.
Bisedimet bazohen në planin 20 pikësh të presidentit amerikan Donald Tramp për ndërprerjen e luftërave dhe lirimin e pengjeve izraelitë të mbajtur në Rripin e Gazës, në këmbim të palestinezëve të mbajtur në burgjet izraelite.
Bisedimet filluan një ditë para dy vjetorit të sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit 2023, që e shkaktoi luftën në Gazë. qa/
Foto: X