• e hënë, 23 dhjetor 2024

Raund i ri i bisedave SHBA-Kuba

Raund i ri i bisedave SHBA-Kuba

Uashington, 10 prill 2023 (MIA) - Më 12 prill në Uashington do të mbahet raund i ri i bisedave për migrim mes SHBA-së dhe Kubës, paralajmëruan autoritetet amerikane.

Takim të ngjashëm është mbajtur në nëntor të vitit të kaluar në Havana, një vit pasi administrata e presidentit amerikan, Xho Bajden e ka ristartuar dialogun me Havanën zyrtare, që ishte suspenduar gjatë mandatit të paraardhësit të tij, Donald Tramp.

Ambasada e SHBA-së në Havanë vazhdoi me dhënien e vizave dhe shërbimeve tjera konsullare në janar të këtij viti pas pushimit nga viti 2017.

Në të njëjtën kohë, administrata e Bajdenit përgatitet për heqjen e bllokadave kufitare të vendosura gjatë shpërthimit të pandemisë së Kovid-19, që i pengoi kubanezët të hyjnë në SHBA nga Meksika. bsh/

Foto: Mia Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR