Rauna: Tani është momenti t'i hapim dyert për pranim të anëtareve të reja nga Ballkani Perëndimor
- Me vite përsërisim se Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe tani është momenti ta tregojmë atë dhe përfundimisht t'i hapim dyert për pranim të vendeve nga rajoni, deklaroi zëvendësministrja për çështje evropiane e Qipros, Marilena Rauna gjatë prezantimit të prioriteteve të Kryesimit qipriot m Këshillin e BE-së para Komitetit për punë të jashtme të Parlamentit evropian.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:40, 28 janar, 2026
Bruksel, 28 janar 2026 (MIA) - Me vite përsërisim se Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe tani është momenti ta tregojmë atë dhe përfundimisht t'i hapim dyert për pranim të vendeve nga rajoni, deklaroi zëvendësministrja për çështje evropiane e Qipros, Marilena Rauna gjatë prezantimit të prioriteteve të Kryesimit qipriot m Këshillin e BE-së para Komitetit për punë të jashtme të Parlamentit evropian.
"Aktorë të cilët nuk i ndajnë interesat tona, por përkundrazi, aktorë të cilët kanë politika të reja ekspanzioniste tashmë janë në rajon, ndërsa njerëzit nga Ballkani Perëndimor janë të kthyer drejt nesh", theksoi Rauna.
Duke folur për secilin kandidat për anëtarësim në veçanti Rauna theksoi se për vendin dhe Bosnjë e Hercegovinën thelbësore mbetet zbatimi i reformave dhe obligimeve relevante dhe Qiproja është e gatshme t'i mbështesë në atë rrugë.
Lidhur me Malin e Zi, Rauna tha se vendi ka ambicie të bëhet anëtarja e 28-të e BE-së në vitin 2028, që është ambicioze, por realisht, nëse vazhdon në rrugën e reformave, përderisa për Shqipërinë vlerësoi se deri më tani ka arritur përparim mbresëlënës, por duhet t'i intensifikojë reformat dhe implementimin, posaçërisht në fushën e sundimit të së drejtës.
Për Serbinë, ajo theksoi se Qiproja e përshëndet përkushtimin e saj për integrim në BE, por që të përparojë në rrugën evropiane, kyçe mbetet zbatimi i reformave lidhur me inkuadrimin, harmonizimin mee politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe përparimin në dialogun Prishtinë-Beograd.
Për Ukrainën dhe Moldavinë, Rauna theksoi se në margjina të Këshillit joformal për punë të përgjithshme në mars në Qipro, Kryesia do të organizojë takim në mënyrë që të bëhet kontrolli i përparimit të të dy vendeve në rrugën evropiane dhe të bisedohet për hapjen e klasterëve negociues.
Lidhur me Gjeorgjinë, ajo shprehi keqardhje që veprimet e Qeverisë gjeorgjiane çuan drejt stagnimit të plotë në procesin inkuadrues, por se BE-ja duhet të vazhdojë t'i mbështesë aspiratat evropiane të popullit gjeorgjian.
Duke folur për Turqinë, Rauna tha se ajo mbetet vend kandidate, por parakushte thelbësore për të janë të realizojë përparim në respektimin e demokracisë, sundimin e së drejtës dhe të drejtat themelore, harmonizimin me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, përkushtimin në marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe në zgjidhjen e çështjes qipriote në suaza të KB-së.
"Rregullat për zgjerim vlenin për të gjithë pa përjashtim dhe kjo duhet të jetë kështu me qëllim që Unioni të mbetet kredibil",tha Rauna.
Ajo theksoi se zgjerimi është instrumenti më i fuqishëm gjeopolitik i BE-së dhe dëshmi e gjallë se BE-ja ende inspiron dhe ka vende të reja aspirante, sepse mbetet udhërrëfyesqë e zgjeron hapësirën e përbashkët të sigurisë, stabilitteit dhe mundësive në kontinentin evropian.
Sipas Raunës, agresioni rus ndaj Ukrainës qartë tregoi se zgjerimi është i lidhur edhe me sigurinë e Evropës dhe i dha momentim të ri procesit, i cili megjithatë nuk është i përjetshëm dhe duhet të shfrytëzohet, para së gjithash për ato kandidate që realizojnë rezultate.
Ajo theksoi se Qiproja, e cila u përfshi në BE gjatë zgjerimit të madh në vitin 2004, është dëshmitare për ndryshimet transformuese dhe kyçe që pranimi në Union ka sjellë në aspektin e prosperitetit, reformave dhe fuqisë për transformim të vendit.
Foto: Printskrin