• e premte, 05 dhjetor 2025

"Rason": Spanja hedh poshtë mundësinë e kthimit në shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Madrid, 15 mars 2025 (MIA) - Qeveria spanjolle ka vendosur të përjashtojë plotësisht mundësinë e rikthimit në shërbimin e detyrueshëm ushtarak pavarësisht kërcënimit dhe presionit rus nga disa vende evropiane, thanë burime qeveritare për "Rason".

Ata konfirmuan se pavarësisht planit evropian të riarmatimit të promovuar nga Brukseli dhe faktit që disa shtete anëtare tashmë janë kthyer ose mbajnë ushtri, ky opsion "nuk është dhe nuk do të jetë në tryezë".

Rason thekson se Qeveria në Madrid këtë vendim e ka marrë për shkak të distancës nga Rusia, për këtë arsye kërcënimi konsiderohet më i vogël, si dhe për shkak të mbështetjes së ulët nga opinioni për vendosje të sërishme të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, veçanërisht te të rinjtë.

Nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, Letonia dhe Lituania sërish aktivizuan programet e rekrutimit, ndërsa debati për këtë çështje momentalisht mbahet edhe në Gjermani. Njëkohësisht Austria, Norvegjia, Greqia dhe Finlanda bëjnë përpjekje ta përforcojnë mbrojtjen përmes rekrutimit.

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak ishte pezulluar në Spanjë në vitin 2001 në një periudhë të pakufizuar kohore, por anketat ende tregojnë se 75 për qind e spanjollëve mbështesin planin për armatim të sërishëm të Evropës, ndërsa 65 për qind janë për krijimin e armatës së përbashkët evropiane.

Për këtë arsye, Ministria e Mbrojtjes spanjolle, e drejtuar nga Margarita Robles, po fokusohet në modernizimin dhe profesionalizimin e ushtrisë, duke promovuar trajnimin vullnetar, teknologjitë e reja dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, në vend që t'i kthehet modelit të detyrueshëm të së shkuarës, thekson "Rason". sa/

QËNDRONI TË LIDHUR