Raporti i “Fridom haus”: Rënie e lirive në mbarë botën, përparim në Azinë e Jugut (PLT)
- Liritë në të gjithë botën vitin e kaluar janë përkeqësur, ndërsa regjimet autoritare e kanë përforcuar kontrollin e tyre, por ka përmirësim të madh në Azinë e Jugut, njofton "Fridom haus" në raportin e saj vjetor. Vendi ynë, njëjtë si edhe vitin e kaluar, ka 67 nga 100 pikë dhe është e renditur si pjesërisht e lirë.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:45, 26 shkurt, 2025

Uashington, 26 shkurt 2025 (MIA) - Liritë në të gjithë botën vitin e kaluar janë përkeqësur, ndërsa regjimet autoritare e kanë përforcuar kontrollin e tyre, por ka përmirësim të madh në Azinë e Jugut, njofton "Fridom haus" në raportin e saj vjetor. Vendi ynë, njëjtë si edhe vitin e kaluar, ka 67 nga 100 pikë dhe është e renditur si pjesërisht e lirë.
Organizata për hulumtim me seli në Uashington u ngjit dy vende në statusin e "lirë" - Senegali ku opozita triumfoi pasi u mposht përpjekja e presidentit në largim për anulimin e zgjedhjeve dhe Butani, mbretëria e Himalajeve që po konsolidon tranzicionin e saj drejt demokracisë përmes zgjedhjeve.
Butani mbetet vendi i vetëm i Azisë së Jugut i klasifikuar si i lirë. Por, të tjerat në rajon realizuan fitime të konsiderueshme në indeks pa ndryshuar kategoritë - Bangladeshi, ku lideri Sheik Hasina iku nga përballja e revoltës së popullit dhe Shri Lanka, ku Anura Kumara Disanajake ishte zgjedhur për kryetar të platformës antikorruptive e cila drejtohej për një kohë të gjatë nga dy partitë dominuese.
Përmirësimi më i madh në rezultatin e indeksit e cila i ndjek edhe vendet edhe territoret, është Kashmiri nën sundimin indian e cila mban zgjedhje për herë të parë që kur qeveria nacionaliste në Nju Delhi hoqi statusin special të rajonit me shumicë myslimane në vitin 2019.
Sipas "Fridom haus", India në tërësi ka parë përkeqësim të mëtejshëm, duke vënë në dukje përpjekjet e kryeministrit Narendra Modi për të fituar ndikim mbi emërimet në drejtësi. Grupi e zvogëloi renditjen në demokracinë më të madhe në botë nga "e lirë" në "pjesërisht e lirë" në vitin 2021.
Jana Gorohovskaja, bashkautore e raportit, deklaroi se liritë kanë rënë në nivel global për të 19-in vit radhazi, por se viti 2024 ishte veçanërisht i paqëndrueshëm për shkak të numrit të madh të zgjedhjeve.
"Fotografia e madhe është se ky ishte edhe një vit tjetër në të njëjtën trajektore të rënies globale të lirisë, por për shkak të të gjitha zgjedhjeve, ajo ishte më dinamike se vitet e mëparshme", tha ajo. qa/
Foto: Fridom haus