• e premte, 22 nëntor 2024

Raporti evropian për zjarre pyjore tregon se trendi dramatik vazhdon

Raporti evropian për zjarre pyjore tregon se trendi dramatik vazhdon
Bruksel, 31 tetor 2022 (MIA) – Sezoni i zjarreve pyjore në vitin 2021 në Evropë ishte i dyti më i keq që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 2006, thuhet në raportin e fundit të Komisionit Evropian. Më shumë se 5500 kilometra katrorë tokë në Bashkimin Evropian janë djegur - më shumë se dyfishi i sipërfaqes së Luksemburgut, njoftoi sot Komisioni Evropian. Ky vit mund të jetë edhe më shkatërrues. “Pas 2021 dhe 2017, në vitin 2022 ne po përjetojmë edhe një herë një nga sezonet më dramatike të zjarreve të pyjeve të regjistruara ndonjëherë”, tha Komisionerja Evropiane për Kërkime, Maria Gabriel. Kombinimi i thatësirës dhe valëve të të nxehtit ka çuar në stres të paprecedentë mbi bimësinë dhe pyjet, shtoi ajo. Trendi shqetësues i viteve të fundit, për të cilin ndryshimet klimatike janë një nga arsyet kryesore, vazhdon, theksoi Gabriel. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR