• e hënë, 23 dhjetor 2024

Raport i Parlamentit francez: Ndihma ushtarake e Francës për Ukrainën arrin në 3,2 miliardë euro

Raport i Parlamentit francez: Ndihma ushtarake e Francës për Ukrainën arrin në 3,2 miliardë euro

Paris, 8 nëntor 2023 (MIA) - Shuma e ndihmës ushtarake franceze për Ukrainën vlerësohet në 3,2 miliardë euro, theksohet në raportin parlamentar të paraqitur para Komitetit për mbrojtje dhe forca të armatosura të Parlamentit francez.

Shpenzimet për pajisjet ushtarake të dorëzuara në Ukrainë përbëjnë pjesën më të madhe të shumës totale, e cila arrin në 1,7 miliardë euro nëse merren parasysh shpenzimet për zëvendësim. Kësaj i shtohen edhe shpenzimet për trajnimin e ofruar nga forcat e armatosura franceze për 7000 ushtarë ukrainas në vlerën 300 milionë euro, kontributi i Francës në Mekanizmin Evropian të Paqes është 1 miliard euro dhe 200 milionë euro për fondin për mbështetjen e Ukrainës.

“Kjo është shuma bruto që do të shpërndahet me kalimin e kohës deri në vitin 2027 për shkak të zëvendësimit të pajisjeve të dorëzuara në Ukrainë”, shpjegoi deputeti Lionel Roaje-Pero, raportues i misionit për kontrollin e fakteve për mbështetjen ushtarake franceze për Ukrainën.

Sipas tij, kthimi i mjeteve nga mekanizmi evropian, në të cilin Franca merr pjesë me 18 për qind ose 500 milionë euro, do të “ulë” shumën e pjesëmarrjes financiare të Parisit në ndihmën ushtarake. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR