• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Raport i BIRN: Në Maqedoninë e Veriut në rritje shkelja e të drejtës digjitale

Raport i BIRN: Në Maqedoninë e Veriut në rritje shkelja e të drejtës digjitale

Shkup, 5 dhjetor 2023 (MIA) - Në Maqedoninë e Veriut, në periudhën nga shtatori i vitit 2022 deri në gusht të vitit 2023, është vërejtur rritje e shkeljeve të të drejtave digjitale, sipas të dhënave të Raportit të BIRN për shkelje të të drejtave digjitale për vendet e rajonit, i cili sot u prezantua në Sarajevë.

Në raportin që mbulonte Shqipërinë, BeH-në, Kroacinë, Hungarinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Rumaninë, Serbinë dhe Turqinë, BIRN regjistroi 1,427 raste të shkeljeve të të drejtave digjitale për periudhën e përmendur, që është pothuajse dyfishi i numrit të mëparshëm prej 782 rastesh.

BIRN vëren se në vend janë regjistruar 144 raste të shkeljes së të drejtave digjitale, nga të cilat numri më i madh i viktimave janë qytetarë - 104, pasuar nga institucionet shtetërore - 25 dhe personazhet publike - 14.

 

Raporti i fundit i BIRN mbi shkeljet e të drejtave digjitale për vendet në rajon tregon një rritje të shkeljeve të të drejtave digjitale në të gjithë rajonin, veçanërisht në kohë krize. Shumica e rasteve të shkeljeve të këtyre të drejtave përfshijnë gjuhën e urrejtjes, diskriminimin, manipulimin digjital dhe mashtrimin kompjuterik. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR