• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ramafosa: BRIKS ka potencialin për të krijuar një rend të ri botëror

Ramafosa: BRIKS ka potencialin për të krijuar një rend të ri botëror

Johanesburg, 19 korrik 2023 (MIA) - Grupi BRIKS (Brazili, Rusia, India, Kina, Republika e Afrikës së Jugut) është në gjendje të ndryshojë rendin ekzistues botëror duke e bërë atë më të drejtë, tha mbrëmë presidenti i Republikës së Afrikës së Jugut, Siril Ramafosa, cituar nga Tass.

"BRIKS tashmë bashkon rreth 40 për qind të popullsisë së botës dhe duke punuar së bashku shoqata jonë mund të jetë një katalizator për krijimin e një rendi botëror më të sigurt dhe më të drejtë", theksoi Ramafosa në fjalimin e tij në pritjen me rastin e takimit të partive politike nga vendet e BRIKS në Johanesburg.

"Ne duhet të kërkojmë zgjidhje për problemet e varfërisë, urisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm në interes të jugut global," shtoi ai.

Ramafosa tha gjithashtu se një nga detyrat më urgjente është reformimi i KB-së dhe veçanërisht Këshillit të Sigurimit.

"“Duhet të merren parasysh më shumë interesat e vendeve në zhvillim dhe të rritet prania e tyre në strukturat e organizatave ndërkombëtare”, tha presidenti i Afrikës së Jugut dhe shtoi se "kjo vlen edhe për strukturat financiare". sa/

QËNDRONI TË LIDHUR