• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Rama: Veriu i Kosovës të merret në kontroll nga KFOR-i

Rama: Veriu i Kosovës të merret në kontroll nga KFOR-i

Tiranë, 29 shtator 2023 (MIA) -  Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë thirrje që KFOR-i ta marrë kontrollin e veriut të Kosovës, lajmëruan mediat.

Ai beson se "jo vetëm që duhet të ngrihet urgjentisht niveli i përfaqësimit të komunitetit euroatlantik në dialog, por duhet pasur parasysh se kjo është bërë së bashku me rezervat e të gjitha atyre marrëveshjeve, disa të nënshkruara, disa të pranuara verbalisht, por në përgjithësi të pa zbatuara".

Sipas tij, vonesa në marrjen e këtij hapi "madje mund të sjellë një numër të madh viktimash në një konflikt të armatosur dhe prandaj KFOR-i duhet të marrë kontrollin e veriut të Kosovës".

"Është një propozim që e kam bërë më parë, e kam bërë në samitin e NATO-s dhe e kam shpjeguar pse. Tani, çdo hezitim dhe çdo vonesë, deri dhe me argumentin e orëve të fundit, nuk kemi, nuk kemi mjaftueshëm ushtarë, mund ta bëjë ndërhyrjen e nesërme të KFOR-it shumë më të madh në aspektin ushtarak, por edhe në vështirësi", tha Rama mbrëmë.

"Nuk kam dëgjuar që Serbia është kundër, madje disa zëra e kanë kërkuar atë nga pala serbe, por kjo është punë e tyre, sepse këtu nuk ka fare rëndësi kush e kërkon, pse e kërkon, si e kërkon atë. Kështu dikton situata sot, nëse do të ishte bërë më parë, nuk do të kishte ndodhur as dje, as pardje. E gjithë kjo nuk do të ndodhte. Pak vonë për mendimin tim, por pak vonë është më mirë se shumë vonë", theksoi Rama. sa/

Foto: Rama fb

QËNDRONI TË LIDHUR