• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Rama u shoqërua nga policia gjermane pasi refuzoi të mbajë maskë

Rama u shoqërua nga policia gjermane pasi refuzoi të mbajë maskë
Tiranë, 15 prill 2022 (MIA)- Policia ka shoqëruar kryeministrin Edi Rama pasi ai ka refuzuar mbajtjen e maskës në avion. Në artikullin e gazetës gjermane “Der Shpigel” shkruhet se kreu i qeverisë shqiptare shkaktoi një skandal në bordin e avionit të linjës “Lufthansa”. “Edi Rama shkaktoi një skandal në bordin e avionit të ‘Lufthansa’, gjatë valës së katërt të pandemisë së koronavirusit. Kryeministri shqiptar nuk ka dashur të mbajë maskë. Kur edhe piloti nuk arriti të zgjidhte konfliktin erdhi policia federale. Vetëm pasi bindi një punonjës të Ministrisë së Jashtme Federale të thirrur me ngut, Rama më në fund pranoi të zbatonte rregulloret e parashikuara kundër koronavirusit si të gjithë pasagjerët e tjerë në bordin e Lufthansa. Linja ajrore më pas i ricaktoi atij dhe delegacionit të tij prej dhjetë anëtarësh një fluturim tjetër për në Shtetet e Bashkuara”, shkruhet në artikullin e “Der Shpigel”, transmeton Top Çanel. Shkrimi bëri jehonë në media, por nuk ka vonuar reagimi i qeverisë shqiptare. Në një postim në Tuiter, drejtori i komunikimit në kryeministri Endri Fuga sqaroi se incidenti të cilit i referohet media gjermane është një lajm i vjetër dhe nuk ka lidhje me maskën antikovid. “Lajm i vjetër, për një incident që në thelb nuk kishte vendosjen e maskës, por sjelljen e pahijshme të njërit prej anëtarëve të ekuipazhit. Ndjesa e kompanisë u pranua që atë ditë”, shkruan Fuga ndërsa publikon edhe letrën e ndjesës së kompanisë ndaj kryeministrit Rama.

QËNDRONI TË LIDHUR