• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rama: Të dyja palët duhet ta kuptojnë depërshkallëzimin si një detyrim madhor për të gjithë rajonin, i cili nuk mund të jetë peng i askujt

Rama: Të dyja palët duhet ta kuptojnë depërshkallëzimin si një detyrim madhor për të gjithë rajonin, i cili nuk mund të jetë peng i askujt

Tiranë, 26 qershor 2023 (MIA) - Kryeministri shqiptar Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ndau detaje nga takimi i sotëm në Bruksel me kryetarin e Këshillit të Evropës, Sharl Mishell.

Rama thekson se kanë një mendim të përbashkët se lirimi i policëve të Kosovës nga ana e autoriteteve serbe është lajm i mirë.

"Me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharl Mishell, ishim të të njëjtit mendim se lirimi i tre policëve të Kosovës sot është lajm shumë i mirë", edhe pse i vonuar", informon Rama.

Gjithashtu vlerësuan se depërshkallëzimi i tensioneve në Kosovë është "i domosdoshëm për finalizimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve".

Sipas tyre paqja e Ballkanit është obligimi kryesor i të dyja palëve.

Domosdoshmërinë e depërshkallëzimit të menjëherëshëm, që është rruga e vërtetë drejt fazës së fundit të dialogut për Marrëveshjen e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të dyja palët duhet qartë ta kuptojnë si obligim kryesor ndaj gjithë rajonit, i cili nuk mund të jetë peng i askujt", shton Rama.

Takimi, sipas mediave, u zhvillua me ftesë të Mishel, pas letrës që Rama i dërgoi të mërkurën presidentit francez Emanuel Makron, kancelarit gjerman Olaf Sholc dhe Mishel për "nevoja për presion të ri konkret nga Franca dhe Gjermania, si autorë të planit francezo-gjerman, me mbështetjen e SHBA-së, për zbatimin sa më të shpejtë të tij". vt/sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR