• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Rama: Shqipëria vitin e ardhshëm do të jetë nikoqir i Samitit të Komunitetit politik evropian, në vitin 2027 të Samitit të NATO-s

Rama: Shqipëria vitin e ardhshëm do të jetë nikoqir i Samitit të Komunitetit politik evropian, në vitin 2027 të Samitit të NATO-s

Tiranë, 26 gusht 2024 (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sot paralajmëroi se Shqipëria vitet e ardhshme do të organizojë dy ngjarje të rëndësishme, duke vlerësuar se vendi i tij "u bë pikë referimi në politikën e jashtme". 

"Vitin e ardhshëm do të jemi vendi i cili do të jemi nikoqir i 44 vendeve evropiane, nga Britania e Madhe, Ukraina dhe Suedia në Samitin e Komunitetit politik evropian. Gjithashtu, do të jemi nikoqir i Samitit të NATO-s vitin 2027. Këto janë punë që as nuk mund të imagjinoheshin vite më parë. Shqipërisë duhet t'i besohen role të tilla", tha Rama në hapjen e konferencës vjetore të ambasadorëve shqiptarë në Tiranë.  

Ai shtoi se tash e shumë kohë Shqipëria nuk është statike në pozicionimin dhe qasjen e saj ndaj marrëdhënieve ndërkombëtare.

"Fakt është se si rezultat i marrëdhënies dhe veprimit të vazhdueshëm dinamik, ajo që ishte e paimagjinueshme deri para disa vitesh, Shqipëria ka marrë një sërë përgjegjësish shumë të rëndësishme në skenën ndërkombëtare, duke filluar me udhëheqjen e Procesit të Berlinit ku arritëm disa rezultate të rëndësishme në funksion të Planit të ri të rritjes.", tha Rama. 

Mes tjerash ai theksoi edhe rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë në Kombet e Bashkuara, si vend i cili promovon paqe dhe siguri. 

Sipas tij "kur Shqipëria përmendet në korridoret, zyrat apo auditorët e politikës ndërkombëtare, emri i saj ka një tingull tjetër", ndërsa me reformat dhe përpjekjet në "maj të vitit 2030 do të jemi të gatshëm të ulemi në tavolinën e BE-së". 

"Shumë mirë e dimë se viti 2030 duhet të na gjejë plotësisht të gatshëm të ulemi në tavolinën e BE-së si anëtarë të barabartë të familjes evropiane. Kjo është detyra jonë. Shumë mirë e dimë se ulja në atë tavolinë është proces i plotësimit të të gjitha kritereve dhe detyrave, kjo është edhe një proces vendimmarrje politike, por ajo që na takon si politikisht ashtu edhe teknikisht është 100 për qind e qartë. Nuk është e lehtë, por duhet të jemi të gatshëm", tha Rama. 

Për këtë arsye, kryeministri kërkoi që "trupi diplomatik shqiptar të ngrihet në një nivel të ri". qa/ 

Foto: Rama FB

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR