• e martë, 20 janar 2026

Rama: Shqipëria do të prodhojë automjete të blinduara dhe dronë luftarakë

Rama: Shqipëria do të prodhojë automjete të blinduara dhe dronë luftarakë

Tiranë, 30 dhjetor 2025 (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi se Shqipëria do të fillojë prodhimin e automjeteve të blinduara dhe dronëve luftarakë.

Në takimin tradicional të Vitit të Ri me gazetarët, Rama tha se qëllimi i Shqipërisë është të arrijë mesataren e vendeve anëtare të NATO-s për sa i përket mbështetjes financiare.

Rama tha se këtë vit Shqipëria është pajisur me një sistem raketash "Xhavelin", tre anije patrullimi nga Italia dhe radarë për mbikëqyrje ajrore në bashkëpunim me Francën.

"Ajo që mbetet ambicia kryesore, Shqipëria si një vend që prodhon kapacitet ushtarake, nuk është vetëm t’i përdorë këto kapacitet për nevojat e veta, por edhe të eksportojë, dhe për këtë arsye ky vit është një vit historik për ushtrinë tonë, pasi janë hedhur themelet e industrisë mbrojtëse “Made in Albania”, theksoi Rama.

Ai shtoi se Shqipëria ka krijuar një kompani shtetërore që ka nënshkruar partneritete me kompani vendase dhe të huaja për të prodhuar municione.

Sipas tij, këto marrëveshje përfshijnë prodhimin e autoambulancave dhe automjeteve për patrullim të policisë.

"Do të prodhojmë dronë luftarakë, e gjithashtu do të prodhojmë sisteme kundër dronëve, kurse porositë e para janë bërë tashmë. Në gjashtë muajt e parë të vitit 2026, me siguri do të shihni produktet e para, ndërsa ne vazhdojmë të punojmë për zbatimin e marrëveshjeve të tjera për industrinë detare dhe industrinë hapësinore", tha ai.

Rama theksoi se Shqipëria sot është një nga vendet me kapacitetin më të lartë të mbrojtjes kibernetike. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR