• e premte, 22 nëntor 2024

Rama: Raporti i progresit të Shqipërisë për vitin 2024 më pozitive deri tani

Rama: Raporti i progresit të Shqipërisë për vitin 2024 më pozitive deri tani

 Tiranë, 31 tetor 2024 (MIA) - Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, sot i dorëzoi në Tiranë kryeministrit Edi Rama Raportin e Progresit të Shqipërisë për vitin 2024.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin Gonzato, kryeministri Rama shprehu kënaqësinë e madhe që sot vedi merr raport shumë pozitiv "më pozitive nga gjitha këto vite, sepse i tillë është përparimi i shtetit".

 “Ky tetor është i posaçëm, sepse pak javë më parë në Luksemburg u mbajt Konferenca e Dytë Ndërqeveritare e Shqipërisë me BE-në për hapjen e negociatave për grupin e parë të 8 kapitujve dhe kritereve. Konferenca, siç e dini, afirmoi njohjen nga të gjitha institucionet dhe vendet e BE-së të përparimit të bërë nga Shqipëria në përmbushjen e kushteve për këtë fazë të negociatave për anëtarësimin në BE dhe gjithë sa është thënë dhe është bërë nënvizohet në raportin e sapodalë nga Komisomi Europian”, tha Rama.

Ai theksoi se “raporti është më real dhe më i balancuar, dhe siç njeh të gjitha përpjekjet dhe progresin e bërë, shenjon me përpikëri dhe piketat për hapat që duhen bërë më tej si dhe çështjet ku duhet të përqendrohemi për të përmbushur kushtet e anëtarësimit dhe në paraqitjen e përmbledhur të ambasadorit ishte shumë e qartë se cilat janë adresimet që duhen bërë në këtë fazë të re të procesit”.

 "Kuptohet, ky proces është një proces që vazhdon, por cilido që dëshiron vërtet të kuptojë dhe mësojë se ku ndodhet sot Shqipëria në të gjitha fushat bën mirë ta lexojë këtë raport, sepse askund tjetër nuk do të gjejë një analizë më të përpiktë dhe një panoramë më të vërtetë të situatës aktuale të vendit”, tha Rama.

Ambasadori Gonzato tha se plani për mbylljen e të gjitha kapitujve nga bisedimet mes Shqipërisë dhe Unionit në vitin 2027 mundë të arrihet derisa punohet. 

 "Plani i anëtarësimit deri në fund të vitit 2027 është ambicioz, por mund të arrihet nëse punohet. Shqipëria mund të arrijë sukses  që t'i hapë të gjitha kapitujt deri në fund të vitit 2025", tha Gonzato ndërsa kryeministri Rama dorëzoi raportin e progresit  të Komisionit Europian për vitin 2024.

 Megjithatë, ai tha se klima politike në vend e pengon përparimin në drejtimin e duhur.

 "Sa i përket kritereve politike, raporti e vlerëson funksionin e institucioneve pjesërisht të kënaqshëm, kryesisht për shkak të polaritetit politik", tha ai. 

 Në raportin e BE-së për progresin e Shqipërisë, mes tjerash thuhet se është bërë progres me reformat, forcimin e sundimit të ligjit, se SPAK ka bërë progres në luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, duke e afruar atë me legjislacionin e Bashkimit Evropian. qa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR