• e diel, 22 dhjetor 2024

Rama: Politikanët e Kosovës duhet të dëshmojnë me vepra se ky rajon i tkaon Procesit të Berlinit, e jo ëndrrave të Kremlinit

Rama: Politikanët e Kosovës duhet të dëshmojnë me vepra se ky rajon i tkaon Procesit të Berlinit, e jo ëndrrave të Kremlinit

Tiranë, 29 qershor 2023 (MIA) - Pas lajmit se kryetari i Këshillit të Evropës, Sharl Mishel e mbështetë propozimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama për zgjidhje të tensionve mes Kosovës dhe Serbisë përmes konferencës së nivelit të lartë, reagoi Rama i cili në Tuiter shkroi se "ky është lajm i mirë për implementim të planit francezo-gjerman mes Kosovës dhe Serbisë".

"Një lajm i mirë progresi i idesë së konferencës të nivelit më të lartë, pa afat, deri në arritjen e marrëveshjes së plotë për zbatimin e Planit Franko-Gjerman mes Kosovës e Serbisë, çka sot e mbështeti vetë presidenti Sharl Mishel", shkroi Rama.

Shtoi se i tërë konflikti çdoherë degradon në mënyrë plotësuese, sepse mospajtimet ende vazhdojnë.

"Rajoni ynë nuk mund të merret zvarrë nga një konflikt krejt i kotë, absurd, ku luhet me zjarrin e nacionalizmit duke prodhuar çdo ditë arsye për sherr, me veprime e mosveprime, akuza e kundërakuza, të cilat po e degradojnë përditë situatën në Veriun e Kosovës dhe po minojnë vetë ngrehinën e ndërtuar me aq shumë përpjekje të bashkëpunimit rajonal", theksoi Rama.

Theksoi se politikanët e Kosovës duhet të dëshmohen me vepra, e jo me fjalë, se ky rajon i tkaon Procesit të Brelinit, dhe jo ëndrrave të Kremlinit.

"Politikanët e Kosovës duhet ta dëshmojnë sot, me vepra e jo me fjalë, se ky rajon i përket Procesit të Berlinit jo ëndrrave të Kremlinit dhe Kosova nuk mund të jetë pëlhura e pavetëdijshme mbi të cilën projektohen ato ëndrra, ndërkohë që disave prej tyre u duket se po pikturojnë një tablo heroike për historinë", vlerësoi Rama në postimin e tij në Tuiter, të bashkangjitur me fotografi nga takimi me Mishelin në Bruksel.

Sipas tij, sot, kur në Bruksel, në agjendën e punës të Komisionit është përgatitja e planit të ri për mbështetje financiare dhe ekonomike të vendeve nga rajoni ynë, kur Shqipëria po përgatitet të jetë nikoqire e Samitit të parë të Procesit të Berlinit në Ballkanin Perëndimor, kur "të gjithë ne duhet të jemi të bashkuar, ta avancojmë këtë proces vital për të ardhmen tonë të përbashkët evropiane, duke i prëforcuar lidhjet tona, ekonomitë tona, tregun tonë të përbashkët, veriu i Kosovës i ofron botës shfaqje të filmit bardhë e zi të Ballkanit të vjetër, që vetëm mund t'i argëtojë shikuessit cinikë të lindjes nga kufijtë e Bashkimit Evropian". ab/

QËNDRONI TË LIDHUR