• e enjte, 15 janar 2026

Rama për takimin Kurti- Vuçiq në Ohër: Le të shpresojmë që marrëveshja të mos jetë një tjetër dredhi ballkanike!

Rama për takimin Kurti- Vuçiq në Ohër: Le të shpresojmë që marrëveshja të mos jetë një tjetër dredhi ballkanike!

Tiranë, 19 mars 2023 (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama lidhur me harmonizimin e Aneks marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve të ndërsjella midis Serbisë dhe Kosovës në Ohër me ndërmjetësimin e BE-së, shfaqi shpresën se nuk do të jetë "një tjetër dredhi ballkanike".

“Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje dhe që marrëveshja e rënë dakord, por e pa nënshkruar, të mos jetë një tjetër dredhi ballkanike! Dhe le t’i urojmë sinqerisht katër protagonistët e tryezës së Ohrit, duke uruar që së shpejti marrëveshja e nënshkruar të kthehet në një realitet të ri të pakthyeshëm mes Kosovës dhe Serbisë, shqiptarëve dhe serbëve, Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian”, ka shkruar Rama në Tuiter.

Në të kundërtën, siç vlerëson ai, marrëveshja do të ishte "një arritje historike që do të shpallte një pranverë të shumëpritur në marrëdhëniet mes dy kombeve më të mëdha të Ballkanit".

Foto: Tuiter

QËNDRONI TË LIDHUR