• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rama për "La Stampa": Situata e pakicës serbe në veri të Kosovës mund të jetë një Donbas i vogël

Rama për

Tiranë, 10 gusht 2023 (MIA) - Situata në veri të Kosovës duket më e qetë këto javë, por kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në intervistë për gazetën italiane "La Stampa" thekson se konflikti atje mund të bëhet më i madh, lajmëroi ABC Njus.

Në intervistë për një nga gazetat më të mëdha italiane, Rama bën paralele me situatën që shpërtheu para disa viteve në Donbas, prej ku filloi armiqësia me Rusinë.

"Po, sigurisht dhe jam shumë i shqetësuar, por gjithçka varet nga ne. Askush nuk mund ta mërzisë Ballkanin nëse nuk i japim atij një shans. Konflikti në Kosovë mund të bëhet i madh, edhe pse në një shkallë të vogël. Situata e pakicës serbe në Veri mund të jetë një Donbas i vogël. Ëndrra e Putinit. Por Serbia nuk mund ta bëjë Rusinë, edhe nëse do të donte" u shpreh Rama.

Ai u përgjigj edhe në pyetjen nëse mbetet në deklaratat e tija të mëhershme lidhur me vndimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

"E respektoj, por do të bëja zgjedhje krejt të ndryshme. Ai është kokëfortë dhe maksimalist. Ai ka një mundësi fantastike, planin franko-gjerman të paqes. Marrëveshjet nuk janë në tryezë përgjithmonë. Pastaj, historia të bën të presësh" shtoi ai.

Kryeministri i Shqipërisë flet edhe për marrëdhëniet me kolegen e tij italiane, Xhorxhia Meloni, duke thënë se zgjdhja e saj ishte befasi e madhe.

Ai foli edhe për pritjen e Melonit në Tiranë në dhjetor të vitit të kaluar për Samitin BE-Ballkani Perëndimor kur e përqafoi atë, që u regjistrua dhe komentua nga mediumet.

"E admiroj. Giorgia është motra e re e Shqipërisë, unë jam një vëlla i vjetër i Italisë dhe ne e njohëm veten si të tillë në Tiranë, duke u përqafuar mirë me njëri-tjetrin para se të bisedonim me njëri-tjetrin" tha kryeminsitri Rama.

Flet gjerësisht për turizmin në vendin e tij, duke thënë se numrat e turistëve këtë sezon janë mbi pritjet dhe se është optimist se do të realëizohet shifra rekorde prej rreth 10 milionë turistëve. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR