Rama në tubimin e parë zgjedhor: Ne dhe askush tjetër kemi në dorë fatin evropian të Shqipërisë
- Me moton "Shqipëria 2030 në BE, vetëm me Edin dhe Partinë Socialiste", në sheshin "Skenderbeu" në Tiranë, socialistët zyrtarisht e kanë hapur fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare më 11 maj.
- Post By Besnik Shuki
- 17:07, 12 prill, 2025

Tiranë, 12 maj 2025 (MIA) - Me moton "Shqipëria 2030 në BE, vetëm me Edin dhe Partinë Socialiste", në sheshin "Skenderbeu" në Tiranë, socialistët zyrtarisht e kanë hapur fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare më 11 maj.
Në mes të skenës janë vendosur 12 yje, të cilat i simbolizojnë 12-të yjet në flamurin e BE-së, por edhe 12-të qarqet e vendit.
Pas përshëndetjeve të shkurta nga 12-të liderët e qarqeve politike, të cilët kanë shprehur besim në fitore të bindshme dhe vazhdimin e rrugës drejt BE-së dhe anëtarësimin e vendit në vitin 2030, tubimi kulminoi me fjalimin e liderit të socialistëve, Edi Rama, i cili ishte në veshje të kombinuar me simbole të BE-së, ndërsa në kapelë dhe atlete ishte numri 5, numri renditës i partisë në fletvotim.
“Ne dhe askush tjetër kemi në dorë fatin evropian të Shqipërisë. Kemi 30 ditë përpara për tu lidhur me cdo shqiptar që e do zonjën e Shqipërisë në sallonin e BE dhe veten qytetarë të barabartë të Evropës. Prandaj dhe është krejt ndryshe nga herët e tjera, mbledhja jonë sot këtu. Këtu në këtë shesh, ku qëndron dëshmitar dhe udhërrëfyes stoik, shëmbëlltyra e profetit tonë kombëtar hipur mbi kalin e historisë së shqiptarëve", tha mes tjerash Rama.
Ai porositi se "duhet më në fund t'i ndryshojmë zhvilimet historike, të bashkohemi me Evropën dhe të ndahemi nga Azia".
"Është krejtësisht ndryshe nga të gjitha kohërat e tjera, tubimi jonë në këtë shesh ku qëndron një dëshmitar, monumenti i profetit popullor (Skënderbeut), i hipur mbi kalin e historisë. Nëse është e vërtetë, siç pretendon edhe vetë Kurani, se Zoti i dha çdo kombi një profet, Shqipëria ka Skënderbeun. Para këmbëve tona, qindra e mijëra pllaka në sheshin që e mban emrin e profetit tregojnë historinë e gjatë të ekzistencës sonë shqiptare, një tokë me plagë nga gjaku, lotë dhe djersë. Fati ynë i madh donte që ne të kishim shansin historik në këtë shesh për të hedhur hapin e fundit drejt bashkimit me Evropën dhe ndarjes së parevokueshme nga Azia. Sot me përfaqësuesit e popullit socialist nis ngjitja përfundimtare drejt Evropës", theksoi Rama. bsh/
Foto: Printskrin nga video i profilit të Ramës në Fejsbuk