• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Rama: Mirëpres rolin vendimtar të Erdoganit në rifillimin e transportit të grurit ukrainas

Rama: Mirëpres rolin vendimtar të Erdoganit në rifillimin e transportit të grurit ukrainas

Tiranë, 18 maj 2023 (MIA) - Kryeministri shqiptar Edi Rama përshëndeti sot rinovimin me dy muaj të tjerë të Nismës së Detit të Zi për transportin e grurit ukrainas.

Në një postim në rrjetet sociale ai vlerëson rolin vendimtar të presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në rinovimin e kësaj marrëveshjeje.

"I përsëris urimet e mia për presidentin e Republikës së Turqisë, Erdogan, për rolin e tij vendimtar. Sigurimi i furnizimit të pandërprerë në tregjet botërore është jetik për sigurinë ushqimore në mbarë botën", shkruan Rama, mik i ngushtë i Erdoganit.

Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord të zgjasin kontratën për transportin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi edhe për dy muaj të tjerë.

Marrëveshja është e rëndësishme sepse Ukraina është një nga eksportuesit kryesorë të grurit në botë. sa/

foto nga FB i Ramës

QËNDRONI TË LIDHUR