• e diel, 29 dhjetor 2024
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Rama: Me vendimin historik për çlirimin e Kosovës, Klinton e ka përcaktuar ardhmërinë e Ballkanit

Rama: Me vendimin historik për çlirimin e Kosovës, Klinton e ka përcaktuar ardhmërinë e Ballkanit

Tiranë, 3 korrik 2023 (MIA) - Kryeministri shqiptar Edi Rama, në solemnitetin e madh, të organizuar në nder të ish presidentit amerikan Bill Klinton, para qeverisë në Tiranë, vlerësoi se kontributi i tij për paqen, stabilitetin dhe ardhmërinë e rajonit tonë, do të mbetet trashëgimi e çmuar në faqet e historisë.

"Keni marrë vendim historik për çlirimin e Kosovës dhe e keni përcaktuar ardhmërinë e Ballkanit", tha ai.

Në ceremoninë për nderimin e presidentit të 42-të të SHBA-së, Bill Klinton me "Yllin e madh të falënderimit publik", kryeministri Rama tha se asnjëherë nuk e ka pas më vështirë se përgatitja e këtij fjalimi.

"Nuk ka qenë kurrë më e vështirë për mua se sa të përgatitem të flas duke e ditur se pas meje do ta marrë fjalën një njeri të cilit qysh përpara se të hyja në jetën e përditshme politike ia kam dëgjuar e lexuar fjalimet për shijet e jashtëzakonshme drejt një bote më të mirë. Më pas jo vetëm i ka ridëgjuar ato që ka thënë, por edhe studiuar se si i ka thënë për të mësuar jo vetëm të përmbajtjes, por edhe prej artit të tij të pashembullt të komunikimit. Më lejoni t’ja nis si nxënës. Ne shqiptarët kemi pasur privilegjin ta përjetojmë në lëkurën e kombit tonë forcën rrënqethëse të fjalës të presidentit Klinton kur ai iu drejtua Amerikës", tha mes tjerash Rama.

Duke iu drejtuar Klintonit, Rama tha se në asnjë vend tjetër në botë, duke përfshirë Arkanzasin, ju nuk mund të gjeni konsensus më të madh se ai në Shqipëri.

“Ne në Shqipëri nuk merremi vesh lehtë me njëri-tjetrin. E kemi të vështirë të bëhemi bashkë nëse një armik i përbashkët nuk na detyron. Por unë nuk besoj se në ndonjë vend tjetër të botës, ju do të gjeni dot një konsensus më të madh se sa në Shqipëri, dje sot dhe gjithmonë. Këtë e them me një provë objektive. Shqipëria, jam i lumtur të ju them se i është besnike të metodës Klinton dhe është vendi më pro-amerikan që mund të gjendet sot. Ne jemi vend i shqiponjave dhe ne na vjen shumë mirë që kjo të jetë e vërtetë. Mbase nuk është rastësi që shpresën shtëpinë e tij ai ua dha shqiponjave të përzëna në Kosovë. Klinton na mësoi se të ketë shpresë do të thotë të besosh. Se ka vetëm regjime dhe qeveri të këqija dhe nuk ka kurrë popuj të këqij. Mund të thuhet pa frikë se gjysmë milionë refugjatë kosovarë që në makinerinë gjakatare të Beogradit kërkuan mbështetje në Shqipëri, mund të mos ishin kthyer dot më në shtëpi", tha Rama.

Ai theksoi se Shqipëria është vendi më proamerikan sot, madje edhe krahasuar me Teksasin.

"Por, ju jeni presidenti më shqiptar që ndonjëherë kemi mundur ta gjejmë në Amerikë dhe me respektin më të madh ndaj të gjithë presidentëve të vendit të juaj të bekuar, vendi juaj në zemrat e kombit tonë është vendi ku qëndron miku më i madh i nderit", tha Rama. 

Duke iu falënderuar për respektin e madh, Klinton tha se këtë moment do ta ruajë deri në fund të jetës së tij si pasuri. Po ashtu poorosit shqiptarët që asnjëherë të mos nënçmohen.

"Me shumë vende udhëhqin njerëz të cilët më shumë dojnë dominim sesa bashkëpunim. Shpresoj se Shqipëria në mënyrë të mëdha dhe të vogla do të mund t'i thotë botës për ardhmërinë. Nuk dua asnjëherë të nënçmoheni", tha mes tjerash ai.

I vetëdijshëm për problematikat me të cilat përballet Shqipëria, Klinton vlerëson nevojën për të punuar bashkarisht, por më e rëndësishmja që të jenë në anën e duhur të historisë. 

"E di që keni ende probleme ekonomike, jemi të vetëdijshëm se ka sfida për të cilat duhet ti bashkohen të tjerët për tju ndihmuar. Jeni njerëz, nuk mund të jeni të përsosur, por mund të jeni në anën e duhur të historisë", tha Klinton. 

Në solemnitetit, ku morën pjesë ministrat, deputetë, diplomatë, funksionarë të lartë dhe shumë qytetarë, Klintonit iu nda mirënjohja me motivacion “Për kontributin e paçmuar për Shqipërinë, Kosovën, dhe krejt Ballkanin Perëndimor, në rrugëtimin e tyre të lirisë, demokracisë e prosperitetit, si edhe në krijimin e lidhjes së pandashme të aleancës strategjike mes dy vendeve tona”. bsh/

Foto: Qeveria e Shqipërisë

 

QËNDRONI TË LIDHUR