• e hënë, 30 dhjetor 2024

Rama: Me pranimin e draftit të AKS-së, Kurti dha sinjal se po bëhet kryeministër

Rama: Me pranimin e draftit të AKS-së, Kurti dha sinjal se po bëhet kryeministër

Tiranë, 15 nëntor 2023 (MIA) - Kryeministri shqiptar, Edi Rama, vlerësoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili është pajtuar ta nënshkruajë marrëveshjen me Serbinë, që përfshin draftin evropian për Asociacionin e Komunave Serbe, ka bërë një hap të vonuar por të nevojshëm.

Sipas tij, me pranimin e draftit, Kurti tregoi se po bëhet kryeministër.

“Albini ka bërë një hap të vonuar, por të duhur. Por më e rëndësishme se vonesa është fakti që ka bërë hapin e duhur. Unë e kam përgëzuar që në momentin e parë. Është e rëndësishme që Kosova të jetë aktive, të jetë ajo që e avancon procesin drejt marrëveshjes përfundimtare sepse është e fituara e madhe e kësaj marrëveshje. Çështja është me sa kosto. Çështja është pse duhet marrë kosto për diçka që e para është në dorën tënde”, tha Rama në Report Tv.

Mes dy kryeministrave ka një marrëdhënie të ftohura pasi Rama kishte një qëndrim shumë kritik ndaj sjelljes së Kurtit në dialogun me Serbinë dhe në raport me përfaqësuesit ndërkombëtarë, duke e akuzuar atë për dobësim të pozitës së Kosovës në skenën ndërkombëtare.

Ata madje edhe ndeshjen e futbollit Shqipëri-Çeki, më datë 12 të muajit të kaluar, në kuadër të kualifikimit për EURO 24, në Arenën Kombëtare “Er Albania” në Tiranë e ndoqën ndaras, Rama në katin e parë dhe Kurti në katin e dytë të tribunës.

I pyetur nga Report TV nëse do të jetë kështu edhe në ndeshjen e radhës mes Shqipërisë dhe Moldavisë, Rama është përgjigjur “Kam bashkëshorte, kam djem, pse më duhen të tjerët”. qa/

Foto: Rama në FB

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR