• e diel, 22 dhjetor 2024

Rama: Më të sigurt në një autobus të ngadalshëm evropian sesa në një aeroplan rus

Rama: Më të sigurt në një autobus të ngadalshëm evropian sesa në një aeroplan rus

Tiranë, 29 gusht 2023 (MIA) - Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar pasi Komisioni Evropian e ka komentuar propozimin e kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel, i cili deklaroi se viti 2030 duhet të vendoset si afat deri sa vendet kandidate dhe Bashkimi Evropian të jenë gati për zgjerim.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Dana Spinat, sot në konferencë për mediat në Bruksel tha se "Komisioni Evropian nuk është i fokusuar në afatet në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian".

Në këtë këndvështrim Rama, përmes një postimi në Tuiter, vlerëson se edhe pse udhëtimi mund të jetë më i ngadaltë, qëndrimi në autobusin e BE-së është më e sigurt se sa ulja në aeroplan rus.

“Po sigurisht, kjo është arsyeja pse autobusi nuk mund të bëhet kurrë aeroplan… Gjithsesi më besoni, në statusin aktual të punës që qëndron në autobusin e BE-së edhe pa ndenjëse është më e sigurt se të ulesh në një aeroplan rus, sepse sporti i udhëtimit mund të jetë shumë i ngadaltë dhe destinacioni ynë shumë i madh, por një gjë është e sigurt si vdekja: Ky autobus nuk do të përplaset kurrë”, ka shkruar Rama. 

Pas deklaratës së Mishelit, Rama gjithashtu edhe në panelin e samitit të Bledit tha se “nuk besoj se do të jemi në BE në 2030” duke shtuar se “me këtë panel si autobus jam tragjikisht më optimist, edhe pse është më i mirë se një aeroplan rus". qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR