Rama: Kosova duhet të përmbushë kushtet e BE-së ose do të mbetet e izoluar
- – Kryeministri shqiptar Edi Rama sot në Vjenë deklaroi se Kosova duhet t’i përmbushë kushtet e Bashkimit Evropian, në të kundërtën do të mbetet e izoluar, transmetoi ATSH.
- Post By Fitore Curri
- 19:57, 23 shtator, 2025
Vjenë, 23 shtator 2025 (MIA) – Kryeministri shqiptar Edi Rama sot në Vjenë deklaroi se Kosova duhet t’i përmbushë kushtet e Bashkimit Evropian, në të kundërtën do të mbetet e izoluar, transmetoi ATSH.
Në konferencën “Shqipëria - horizonti i ri”, Rama e vlerësoi dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit nën ndërmjetësimin e BE-së si “dështim i madh” dhe theksoi se nuk është arritur aspak përparim.
“Më trishton të shoh që nuk ka aspak përparim në këtë drejtim dhe kam qenë dhe vazhdoj të mbetem i bindur se ka një rrugë shumë të artë”, tha Rama.
Ai theksoi se Kosova duhet të “bëjë detyrat e saja të shtëpisë” për BE-në, pa u nisur sipas asaj që kërkon Serbia.
“Kosova duhet të bëjë detyrat e veta, që t’i japë BE-së të gjithë atë fletoren me detyrat e bëra të shtëpisë dhe duhet të kërkojë të ecë përpara. Kjo nuk ka të bëjë me përmbushjen apo pranimin e asaj çfarë kërkon Serbia, por ka të bëjë me pranimin e asaj që kërkon BE”, tha Rama.
Nëse Kosova vepron kështu, sipas tij, kjo është në interesin e saj më të mirë dhe do të shmang izolimin e mëtutjeshëm. fc/
Foto: Arkivi i EPA-s