• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rama i befasuar nga mosreagimi i BE-së lidhur me deklaratën e Dodikut

Rama i befasuar nga mosreagimi i BE-së lidhur me deklaratën e Dodikut

Tiranë, 31 tetor 2023 (MIA) - Kryeministri shqiptar, Edi Rama reagoi lidhur me deklaratën e shefit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, i cili propozon krijimin e "botës serbe" me përfshirje të Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Republikës Sërpska, lajmëroi Top Çanel.

Përmes një mesazhi në "X" (ish-Tuiter), Rama tha se kanë kaluar tre ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nuk ka ende një reagim nga partnerët europian. "Më duhet të rrëfej se jam i befasuar", shkroi Rama dhe tha se shpreson që heshtja të thyhet sa më shpejt.

"Kanë kaluar tre ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Më duhet të rrëfej se jam i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm nga partnerët tanë të BE-së dhe sinqerisht shpresoj që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt!", shkruan Rama.

Televizioni thekson se si përgjigje, presidenti i Malit të Zi, paraprakisht e dënoi ashpër deklaratën, duke shtuar se rruga e Podgoricës është drejt BE-së. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR