• e diel, 22 dhjetor 2024

Rama: Falënderim i veçantë për vizitën e Blinkenit sepse po ndodh në kohë trazirash

Rama: Falënderim i veçantë për vizitën e Blinkenit sepse po ndodh në kohë trazirash

Tiranë, 15 shkurt 2024 (MIA) - Kryeministri Edi Rama shprehu falënderim për ardhjen e sekretarit shtetëror amerikan Entoni Blinken, i cili, siç tha, e vizitoi Tiranën në një periudhë të vështirë.

"Kjo është vizitë e një rëndësie të veçantë për marrëdhëniet tona. Kësaj here kemi një falënderim të veçantë për këtë vizitë, sepse jemi të vetëdijshëm për kohët e trazuara, jo vetëm në kufijtë e Evropës, por edhe në fusha të tjera me rëndësi strategjike. Fakti që gjetët kohën dhe nevojën për të ndalur në Tiranë për ne është një shenjë shumë e rëndësishme e miqësisë, por edhe e mirënjohjes që i jepni kësaj miqësie, këtij partneriteti dhe këtij rajoni", tha ai në konferencën e përbashkët për shtyp me Blinkenin.

Ai e falënderoi SHBA-në për reformat në drejtësi, me të cilat, siç tha e shkelëm mitin për mosndëshkueshmërinë, duke përfshirë edhe persona nga pushteti.

"Faleminderit për ngrohtësinë e pritjes dhe për bisedën tonë. Nuk mund të shpreh mjaftueshëm respektin tim për vendin tuaj si një partner i shquar i SHBA-së. Ky partneritet është më i fortë se kurrë. Kjo është një rrugë me dy drejtime, ne po i bëjmë gjërat në të mirë të popullit shqiptar dhe të SHBA-së. Pas sulmeve kibernetike iraniane, SHBA ndihmuan në përmirësimin e pajisjeve. Falënderoj kryeministrin për bujarinë e tij të jashtëzakonshme në mikpritjen ndaj afganëve. Disa prej tyre i kam takuar, janë në proces të marrjes së vizës, do të vijnë në SHBA. Shqipëria ishte e para që ngriti dorën për të ndihmuar Ukrainën dhe është një nga 10 kontribuesit kryesorë të ndihmës për kokë banori", tha Blinken.

Ai dërgoi vlerësime pozitive për reformat në gjyqësor.

"Pjesëtarët e krimit të organizuar përfundojnë në procese gjyqësore. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë. Demokracitë tona përballen me dezinformim. Për këtë kemi nënshkruar një memorandum bashkëpunimi. Ka një luftë kibernetike. Është e rëndësishme të kesh mjetet e nevojshme", theksoi Blinkeni.

Paralajmëroi se muajin e ardhshëm do të hapet baza ajrore ushtarake e NATO-s në qytetin shqiptar Kuçovë.

Në pyetjen nëse ka kërcënime nga Rusia tha se "shumë shpejtë do të flasin për këtë, duke shtuar se fokusi i presidentit Bajden është siguria e SHBA-së dhe popullit të saj".

"Përsa i përket pengjeve në Gazë, siç e dini, ne bëmë një propozim që përmbledh atë që u propozua nga Katari-Egjipti-Izraeli. Ne po punojmë shumë për të gjetur një marrëveshje dhe besoj se është e mundur. Por ka disa çështje shumë të vështira që duhen të zgjidhen. Ne jemi të përkushtuar për të arritur një marrëveshje", u përgjigj Blinken.

Në vërejtjen se pse nuk është takuar me përfaqësues të opozitës u përgjigj se "do të takohet në ndonjë tjetër rast". 

"Rama është lider i jashtëzakonshëm dhe kryeministër shumë i mirë. Në çdo vështirësi që e kishim gjatë 4 viteve të kaluara", ai ishte afër neve dhe bashkë u përballëm me ta", theksoi Blinkeni.

Megjithatë, Rama me stilin e tij të njohur, i dha vërejtje vendimit të Blinkenit për atë se ku kishte zgjedhur të darkonte.

"Natyrisht që nuk mund të mos e ndaj edhe me publikun keqardhjen që mes një darke me ne në Shqipëri dhe një darke në Mynih, ku duhet të niseni menjëherë, Ju zgjodhët ushqimin jo dhe aq të shijshëm gjerman, por ne tonën e bëmë, darkën e kishim gati", i tha Rama Blinkenit.

Nga Tirana në orën 20 ai do të udhëtojë për në Mynih, të Gjermanisë ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, si pjesë e delegacionit të SHBA-së e kryesuar nga nënkryetarja Kamala Haris. fc/

Fotografia: Rama në Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR