Rama e kritikoi Televizionin publik shqiptar, duke përmendur madje edhe mundësinë e mbylljes së tij
- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e quajti menaxhimin e Radio Televizionin Publik Shqiptar (RTSH) “shërbimin më të mjerueshëm në botë” dhe deklaroi se shërbimi publik mediatik duhet të reformohet.
Tiranë, 17 janar 2026 (MIA) – Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e quajti menaxhimin e Radio Televizionin Publik Shqiptar (RTSH) “shërbimin më të mjerueshëm në botë” dhe deklaroi se shërbimi publik mediatik duhet të reformohet.
Rama theksoi se nuk do të ndahen para publike derisa të zbatohen reforma në RTSH. Sipas tij, të gjitha opsionet janë në tryezë, përfshirë mbylljen, privatizimin ose partneritetin.
Kryeministri i Shqipërisë e kritikoi funksionimin afatgjatë të RTSH-së, duke theksuar se shërbimi publik është një dështim dhe se puna e tij është më e keqe se ajo e stacioneve televizive më të vogla komerciale me buxhete më të vogla. Ai shtoi se nuk e ka ndjekur programin e RTSH-së që nga viti 1990 dhe se më parë u kishte dhënë mundësinë drejtorëve të përmirësonin punën e tyre, por pa sukses.
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar me shqetësim për deklaratat e kryeministrit, vuke vlerësuar se kjo retorikë “stigmatizon mediat publike” dhe sugjeron zgjidhje drastike, që “do të rrezikonin rëndë pluralizmin mediatik dhe pavarësinë editoriale”.
Asociacioni bëri thirrje për një reformë të plotë të RTSH-së përmes dialogut me ekspertë dhe shoqërinë civile, duke respektuar standardet evropiane për lirinë e mediave.
Asociacioni theksoi se RTSH është një institucion me interes publik, i cili duhet të garantojë informacion të paanshëm, kulturë, arsim dhe qasje të barabartë për qytetarët.
Opsionet ekstreme, si mbyllja ose privatizimi, theksuan ata, do të rrezikonin seriozisht të drejtën e publikut për informim. ls/
Foto: EPA