• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Rama: Dronët "Bajraktar" së shpejti do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Rama: Dronët

Tiranë, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Dronët "Bajraktar" së shpejti do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura, publikoi në Fejsbuk kryeministri shqiptar Edi Rama duke ndarë video nga dronët.

Ai theksoi se ato i përkasin "teknologjisë më të lartë të fluturimit që përdoret për misione ushtarake, policore dhe civile".

"Kompletimi i Shqipërisë me flotën e këtyre dronëve përbën rëndësi të veçantë në funksion të sigurisë sonë kombëtare dhe asaj të Aleancës, si respektim i detyrimeve që rrjedhin nga Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia Ushtarake dhe objektivat e Kapaciteteve të NATO-s", shënoi Rama dhe shtoi se vendi i tij është përkushtuar në shfrytëzimin e teknologjisë më të avancuar në mbrojtjen e territorit të tij.

Shqipëria është vendi i parë në rajon që nënshkruan zyrtarisht një marrëveshje për blerjen e dronëve "Bajraktar TB2" të prodhimit turk.

Kontrata është nënshkruar në dhjetor të vitit të kaluar, për gjashtë dronë, në vlerë prej tetë milionë euro.

Rama tha në atë kohë se dronët do të jenë të armatosur dhe të gatshëm për të luftuar dhe shprehu shpresën se kjo "nuk do të ndodhte kurrë". sa/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR