• e premte, 05 dhjetor 2025

Rama do të qëndrojë në SHBA nga 12 deri më 17 qershor

Rama do të qëndrojë në SHBA nga 12 deri më 17 qershor

Tiranë, 10 qershor 2025 (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga 12 deri më 17 qershor do të qëndrojë në SHBA, ku më 14 qershor do të marrë pjesë në ceremoninë e martesës së Aleks Sorosit, publikon Euronjuz albania.

“Rama arrin më 12 qershor dhe largohet më 17 qershor. Më 14 qershor martohet Aleks Sorosi. Vizita e Ramës në SHBA vjen në një kohë kur Departamenti i shtetit ka “ngrirë” marrëdhëniet me të dhe mbetet të shihet se si do të zhvillohen gjërat”, thekson televizioni.

Sipas të njëjtit burim, tani për tani nuk dihet nëse Rama do të ketë takime zyrtare në departament, gjë që çon në faktin se më shumë është një vizitë private.

foto: arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR